Stema e “Republikës së kanabisit” në makinat e ministrave

Të rinjtë e drejtuar nga sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji me organizator, Rajkard Dervishaliaj i vendosën dje damkën e kanabisit, stemën që simbolizon më së miri këtë mazhorancë qeverisëse. Stampimi është bërë dje para Kuvendit ndaj makinave të deputetëve socialistë dhe ministrave.
“Kjo qeveri na ka bërë me turp, duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës, ne sot do të shënjojmë çdo makinë deputeti dhe çdo deputet me stemën e republikës së themeluar nga Rama, Republikën e kanabisit”, paralajmëroi Dervishaliaj. Sipas tij, ky aksion pason goditjen me vezë të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe kanabisit “të mbjellës” para Kryeministrisë.

Artikulli paraprakBrukseli e pezullon turpin e Bashkimit Europian në Shqipëri
Artikulli tjetërBanorët e përmbytur në ditën e 6 të grevës së urisë: Shteti na ka harruar