Statusi i minatorit do përfitohet në qeverinë Basha

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka premtuar statusin e minatorit. Këtë premtim, zoti Shehu ua ka bërë të ditur, ish-minatorëve të minierës së qymyrgurit në zonën e Memaliajt. Gjatë një takimi që ka mbajtur me banorë të fshatit Memaliaj, mjaft prej tyre, kanë kërkuar nga kandidati Shehu, mundësinë e përfitimit të statusit të minatorit gjë që për zotin Shehu, është pjesë e programit qeverisës së PD nesër në pushtet.
Është e domosdoshme, përfitimi i këtij statusi dhe ne si PD, i qëndrojmë besnik premtimeve të dhëna për përfitimin e këtij statusi, si një e drejtë legjitime e juaja, i është drejtuar Shehu, ish- minatorëve të minierës së Memaliajt.
Nga ana e tyre, banorët e fshatit Memaliaj, i kanë përcjellë shqetësimet e tyre për furnizimin me ujë dhe energji elektrike që mungojnë në shumicën e kohës. Zoti Shehu, premtoi se këto fenomene janë si pasojë e keqqeverisjes dhe arrogancës me qytetarin nga ana e pushtetit. Zoti Shehu, ka marrë garancinë se fshati Memaliaj, do të votojë djathtas, ashtu siç ka votuar edhe herët e fundit kur ka qenë komunë.
Kandidati i PD në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu është takuar me banorët e fshatit Zhapokikë në Tepelenë. Problematika e banorëve të këtij fshati, është rruga e cila nuk po i nënshtrohet investimit që kanë bllokuar këshilltarët e LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt.
Shehu, pasi është njohur me këtë problematikë, ka premtuar se do të bëjë çështë e mundur që të fillojë investimi në këtë rrugë si kërkesë legjitime e banorëve të këtij fshati të madh. Madje, disa javë më parë, banorët e Zhapokikës, patën kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve nëse nuk investohet, por zoti Shehu, i ka bindur ata që të bëhen pjesë e zgjedhjeve dhe të votojnë PD.
Kandidati Shehu, premtoi se subvencionimet në qeverinë e PD tek blegtori apo fermeri, nuk do të jepen sipas preferencave partiake apo teserave, por në bazë të prodhimit, çka është një standard i ligjshëm.
Nga ana e tyre, banorët e Zhapokikës, kanë premtuar votë masive për PD si forcë që mban premtimet dhe që bën realitet planet e saja për investimet në infrastrukturën rrugore.

Artikulli paraprakFshati pa ujë, banorët i kërkojnë ndihmë kandidatit të PD
Artikulli tjetërPaditet kryebashkiakja, përdori bazën materiale të Ujësjellësit në fushatë