Sponsorizoi fushatën e deputetes së PS, Rama e emëron drejtor të Transportit Rrugor Tiranë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal me punësimet e militantëve të PS-së në administratën shtetërore. Denoncimi është bërë nga Berisha pas një mesazhi të marrë nga një qytetar, i cili shkruan se, Arnis Hoxha është emëruar në krye të drejtorisë rajonale të transportit vetëm pse ka sponsorizuar fushatën e deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.
Postimi i Berishës
Emërimet skandaloze të narkosve! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor ! Desha te te sinjalizoja nje rast skandaloz te emerimeve qe ben Rilindja ne nje drejtori te rendesishme si drejtoria rajonale e transportit rrugor Tirane. U bene disa muaj qe si drejtor rajonal eshte emeruar Arnis Hoxha me bachelor filluar ne 2003 mbaruar ne 2013, ky individ qe i eshte dashur 1 dekade per te mbaruar bachelorin kryen reformen ne administrate duke hequr nga puna profesjoniste te mirefillte ing. te cilet i jane nenshtruar selektimit nga ky individ i cili nuk le vend pa permendur ndrikull Gjylametin si mbrojtese te tij per arsye se i ka sponsorizuar fushaten ne njesine nr4. Degjenerimin qe ky bej i vogel rilindas po i shkakton asaj drejtorie vetem ju mund ta denonconi si njeriu i fundit luftetar i te keqes qe kti kombi i ka rene, eshte nje pazarxhi i rendomte derisa deklaron me te madhe qe leket qe ka shpenzuar per ndrikull Gjylametin ai do ti nxjerre, ju lutem anonim shyqyr qe ju kemi”.

Artikulli paraprakKriza ekonomike/ 3300 biznese falimentuan vetëm vjet
Artikulli tjetërSi të përdorni sodën e bukës kundër artritit