SPAK thellon hetimet/ Kush është pronari i hidrosanitareve nën hetim dhe mik me Arben Ahmetajn?

Prokuroria e Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar ka thelluar hetimet për dosjen ndaj Arben Ahmetaj.

Burime të besueshme i thanë “Ora News” se nën lupën e SPAK janë vënë 3 biznesmenë, të cilët besohet kanë qenë të përfshirë në dosjen “Ahmetaj”.

Sipas burimit, këta biznesmenë kanë qenë edhe përfitues të tenderave, që SPAK beson se janë marrë nën petkun e ish-zv kryeministrit tashmë në arrati prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas të dhënave, këtyre biznesmenëve rreth 6 muaj më parë i janë sekuestruar kompjutera si dhe pajisje të tjera elektronike.

Më herët, SPAK iu ka marrë një dëshmi atyre si përsona që kanë dijeni për veprën penale. Për më tepër, dëshmi për rreth 6 orë i është marrë edhe financieres së kompanisë nën hetim.

Deri më tani hetuesit kanë në duar disa kamera sigurie që provohet lidhja e ngushtë e Arben Ahmetajt me këta biznesmenë, duke biseduar në një kompani që merret me hidrosanitare./OraNews

Artikulli paraprakSpahiu: Qeveria Rama do bjerë, vetëm kur të largohet Berisha nga politika
Artikulli tjetërKulluri: S’ka bashkim për zgjedhjet e 2025 sa kohë që Berisha mendon se është PD e mund ta trashëgojë partinë