Spaho: Nuk do të pranojmë kurrë reformë për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se propozimi i PS për t’i administruar zgjedhjet, administrata, nënkupton që t’i varen ujkut mëlçitë në qafë. I pyetur në një intervistë në “Koha jonë” se si e lexon ai propozimin e PS, që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike, Spaho tha se, propozimi i PS-së është që t’i varen ujkut mëlcitë në qafë

“Propozimi i PS-së është që t’i varen ujkut mëlcitë në qafë. Sesi vepron PS-ja me administratën publike e gjeni në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, si dhe në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild.

Ne nuk do të pranojmë kurrë reformë sa për t’i hedhur hi syve dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet. Kemi dhënë propozimet tona për këto çështje dhe presim qëndrim realist dhe konstruktiv nga maxhoranca nëse vërtet ata janë të interesuar që vendit ti jepet një Reformë Zgjedhore afatgjatë”, u shpreh Spaho.

Artikulli paraprakNëse ka një rrezik rus në Tiranë, ai është modeli i Mafies!
Artikulli tjetërRënia e Murit të Berlinit/ Asnjë përkujtim prej qeverisë së rilindsve…!