Space Force dhe e ardhmja e konkurrencës në hapësirë

Më 24 janar 2020, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar në Twitter logon e United States Space Force (USSF), komponente e re e forcave të armatosura amerikane, e krijuar më 20 dhjetor 2019 në vijim të miratimit të National Defense Authorization Act (NDAA) nga ana e Kongresit. Sipas NDAA-së, Space Force do ta arrijë kapacitetin e plotë operativ brenda 18 muajve të ardhshëm dhe do t’u bashkangjitet 5 forcave të tjera të armatosura amerikane: United States Army, U.S. Marine Corps, U.S. Navy, U.S. Air Force dhe U.S. Coast Guard.

Struktura dhe misionet të Space Force
Ngjajshëm me sa ndodh për Marinsat në Marinë, forca e re e armatosur është futur brenda Departamentit të Aeronautikës dhe ka absorbuar strukturën operative e Air Force Space Command (AFSC), komponentes përgjegjëse për operacionet hapësinore e U.S. Air Force. Gjenerali John W. Raymond, për sa ish Komandant i Command, është ngarkuar nga NDAA-ja ta udhëheqë ad interim Space Force, në pritje të emërimit zyrtar të Chief of Staff of the Space Force nga ana e Trump, që ka nevojë për miratimin e Senatit. Komandanti i Space Force do të operojë nën kontrollin e Sekretarit të Aeronautikës, që veç të tjerash do të ketë detyrën që të vendosë personelin e dikasterit të tij në forcën e re të armatosur. Kjo zgjedhje është diktuar nga vullneti i Kongresit amerikan për të shmangur shpërdorime të mëtejshme të resurseve ekonomike, siç dëshmohet edhe nga hedhja poshtë e propozimeve të ndryshme nga Departamenti i Mbrojtjes (DoD) për të rekrutuar personel të ri civil e ushtarak për të krijuar postin civil e Nënsekretarit të Aeronautikës për Hapësirën (Under Secretary of the Air Force for Space). Megjithë vullneti për të reduktuar shpërdorimet, Space Force do të jetë ekonomikisht e pavarur nga Departamenti i Aeronautikës.

Misioni i forcës së re të armatosur është ai i organizimit dhe i trajnimit të njësive happësinore me qëllim mbrojtjen e interesave amerikane dhe ato të aleatëve të tyre në hapësirë, e njohur si nga Pentagoni, ashtu edhe nga NATO si domen operativ baraz me atë tokësore, detare, ajrore dhe të kibernohapësirës. Përgjegjësitë e Space Force përfshijnë blerjen e siisstemevee ushtarake happësinore dhe krijimin e një doktrine ushtarake të prirur që ta zhvillojë fuqinë e vet në hapësirë. Space Force do të zhvillojë kapacitete për: space situational awareness – domethënë aftësi për të vëzhguar kontekstin operativ, zbulimin e sulmeve dhe dallimin e kërcënimeve reale nga alarme false në domenin hapësinor; mbështetje ndaj forcave të tjera të armatosura dhe monitorim lidhur me lëshimin e raketave balistike. Veç kësaj, duke marrë komandën dhe kontrollin e të gjithëë satelitëve të Mbrojtjes, forca e re ushtarake do të ketë edhe detyrën e furnizimit me të dhëna meterologjike dhe GPS për operacione tokësore, ajrore apo detare.
Përveç detyrave pastërtisht ushtarake, Space Force do të operojë edhe në nivel civil duke pasur kapacitet mbështetjeje për lëshimet hapësinore e Departamentit të Mbrojtjes, të NASA-s apo për lëshimet tregtare. Në fakt, më 6 dhe 29 janar, U.S. Space Force ka mbështetur lëshimin e disa satelitëve Starlink të SpaceX, kompani e biznesmenit amerikan Elon Musk.

Rrugëtimi drejt Space Force
Ndryshe nga sa mund të endohet, vullneti për të krijuar një forcë të armatosur të kushtuar ekskluzivisht hapësirës nuk është një risi e paraqitur nga administrata e udhëhequr prej Donald Trump, por vetëm konkluzion i një debati të gjatë të filluar me përfundimin e Luftës së Ftohtë. I pari që e ka vënë theksin, në vitin 1998, mbi rëndësinë e hapësirës për prosperitetin dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara qe senatori reublikan Bob Smith. Në vitin 2001, propozimi i Smith për të krijuar një forcë të armatosur të kushtuar ekskluzivisht dominimit hapësinor futet në raportin final e Rumsfeld Commission, që nga viti 1998 kishhte detyrën e “vlerësimit të organizimit e të menaxhimit të aktiviteteve hapësinore në mbështetje të sigurisë kombëtare amerikane”. Sulmet terroriste e 11 shtatorit dhee fushatat e mëpasme në Lindje të Mesme e spostuan interesin e mbrojtjes amerikane nga hapësira tek lufta kundër terrorizmit. Suksesi i testimit raketor antisatelitar i kryer nga Republika Popullore e Kinës i vitit 2007 e rindezi interesin e Kongresit ndaj hapësirës: punimet e të sapolindurit Allard Commission arritën të njëjtat konkluzione si Rumsfeld Commission, megjithëse me disa diferenca pëër sa i përket organizimit të forcës së re. Hedhja poshtë në vitin 2017 nga Kongresi i një propozimi të parë për krijimin e Space Force nuk e ka shkurajuar Presidentin nga mbështetja e një projekti të ri të Space Force, kësaj me një përfundim të mirë.

Rëndësia e hapësirës dhe kërcënimet që Space Force përgatitet të përballojë
Nga zgjedhja sesi të vishesh në mëngjes tek serialet për t’u parë në Netflix, nga destinacioni i vendosur në Google Maps tek aplikacioni europiann Galileo që aktivizohet në rast emergjence, nga blerja e bërë në Amazon tek kërkimi i jetës në kozmos, gjithçka lidhet pazgjidhshmërisht me hapësirën. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të krijuar një forcë të armatosur të kushtuar ekskluzivisht mbrojtjes së hapësirës është tregues i vullnetit amerikan për ta ruajtur supremacinë ushtarake në një domen kaq të rëndësishëm dhe kaq të kontestuar. Megjithëse Shtetet e Bashkuara kontrollojnë pjesën më të madhe të satelitëve që rrotullohen rreth Tokës, 1007 në një total prej 2218, Federata Ruse dhe sidomos Republika Popullore e Kinës duken se synojnë ta rikuperojnë distancën nga kundërshtari amerikan. Falë novatorizmit teknologjik, që ka mundësuar dhe që do të mundësojë në të ardhmen një akses gjithnjë e më të madh në hapësirë me kosto gjithnjë e më të pranueshme, këto shtetet mund të jenë të gjende që ta rrezikojnë primatin e Shteteve të Bashkuara edhe pas rriskuar përqindje të mëdha bilanci.

Po të merret në konsideratë rëndësia e hapësirës, si në sferën civile, ashtu edhe në atë ushtarake, dhe eventualiteti i një gare të re për hapësirën, atëhere cilët janë kërcënimet me të cilat mund të ndeshet Space Force në mbrojtje të satelitëve të saj? Tashmë të përmendurave kapacitete rrëzimi të satelitëve me raketa apo me aktivitetet më të njohura të interferencës, u duhen shtuar: mundëësia e përdorimit të satelitëve të tjerë si armë, për shembull duke i futur në trajektore përplasjeje me stelitë të tjerë ose duke i pajisur me ngarkesa eksplozive apo instrumentë të tjerë mmekanikë që janë nnë gjendje të interferojnë fizikisht kundër objektivave potencialë; përdorimi i lazerëve, të integruar në satelitë apo avionë të tjerë, apo agjentë kimikë për t’i “verbuar” përkohësisht apo përgjithmonë satelitët armiq.

E ardhmja e hapësirës në vitin 2060 dhe implikimet për strategjinë amerikane
Më 5 shtator 2019, Air Force Space Command ka organizuar një ëorkshop mbi të ardhmen e hapësirës për t’i analizuar dhe zgjeruar rolin në vitin 2060 dhe sesi mund ta ndryshojë strategjia amerikane në bazë të nevojave të reja. Në fund të këtij ëorkshop, në të cilin kanë maarrë pjesë përfaqësues të rëndësishëm të Departamentit të Mbrojtjes, të NASA-s e të NATO-s, është arritur në konkluzionin kyç se brenda vitit 2060 Shtetet e Bashkuara do të duhet ta pranojnë se hapësira është një motor i rëndësishëm për fuqinë politike, ekonomike, ushtarake kombëtare dhe se forcat e armatosura që e përbëjnë do të duhet ta zhvillojnë rolin e tyre në promovimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e aktiviteteve ushtarake, tregtare, civile dhe praninë njerëzore në hapësirë, pasi mundësia për të mos qenë më një fuqi lidere në hapësirë mund të vërë në rrezik fuqinë kombëtare e Shteteve të Bashkuara. Në fakt, Kina po kërkon të zbatojë një strategji civile, tregtare dhe ushtarake afatgjatë për të eksploruar e zhvilluar domenin hënor, me objektivin e kalimit të Shteteve të Bashkuara si fuqia kryesore hapësinore.

Falë individualizimit të 3 akseve të rëndësishme të fuqisë hapësinore – prani humane në hapësirë, rëndësi ekonomike e hapësirës dhe lidership i koalicionit amerikan të hapësirës – është arritur në teorizimin dhe analizimin e disa skenarëve të mundshëm të ardhshëm të vitit 2060, të cilëve do t’u analizohet versioni pozittiv dhe ai negativ.

Start Trek.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do ta ruante lidershipin mbi domenin hapësinor dhe do të miratonte ligje të reja që do të çonin në një ekspansion të konisderueshëm civil, tregtar e ushtarak në hapësirë dhe një sasi të madhe të ardhurash ekonomike. Mijëra humanë do të jetonin e do të punoni në hapësirë në një larmi habitatesh midis hapësirës hënorë, Hënës dhe Marsit. Ky skenar presupozon një rritje substanciale të rëndësisë së hapësirës në nivel global, me koalicionin amerikan që ruan lidershipin hapësinor në aaspektin civil, tregtar e ushtarak.

Në nivel ushtarak Shtetet e Bashkuara do të ishin fuqia kryesore hapësinore, si në aspektin teknologjik, ashtu edhe në atë operativ, duke pasur një gamë aftësishë të nevojshme për: të mbrojtur elementët kritikë e pranisë së tyre civile tregtare e humane në hapësirë nga kërcënimet konvencional dhe informatike; të mbrojtur infrastrukturar civile, tregtare e ushtarake të komandimit, kontrollit, komunikacionit, kompjuterëve, inteligjencës, survejimit dhe rinkonjicionit (C4ISR) me qëllim monitorimin dhe kontrollimin e operacioneve hapësinore dhe për të dhënë informacione lidhur me mjedisin hënor në kohë paqeje e lufte; të projektojë fuqinë ushtarake në hapësirë dhe t’i paraprijë vendeve të tjera në tentativën e monopolizimit të pikave kyçe.

Zang He.
Një vend alternativ do ta ushtronte lidershipin mbi domenin hapësinor dhe do të miratonte ligje që promovojnë interesat e tij apo kufizojnë veprimet e rivalëve. Duke shfrytëzuar avantazhin teknologjik në rritje, do të tërhiqte një kuotë në rridhje dhe disporoporcionale e flukseve të të ardhurave. Mijëra humanë do ttë jetonin në hapësirë për të mirëmbajtur bazat hënore dhe në Mars me qëllim promovimin e prestigjit kombëtar dhe mbështetur teknologjinë e infrastrukturat pëër lidershipin tregtar e ushtarak në hapësirë.

Ky skenar parashikon një rritje të rëndësisë së hapësirës dhe të një fuqie alternative ndaj Shteteve të Bashkuara si lider të elementëve civilë, tregtarë e uushtarakë të hapësirës. Një vend i tillë alternativ do të mbante një pozicion avantazhi të konsiderueshëm në terma forcë respektivisht Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Sipas studimeve të ndryshme, në gjendjen aktuale, Kina është kandidati i mundshëm për të mbuluar rolin e konkurrentit të Shteteve të Bashkuara edhe në hapësirë.

Fuqia lider, alternativë e Shteteve të Bashkuara, bashkë me aleatët e saj do ta kishte supremacinë në hapësirë falë aftësivë te nevojshme për: të mbrojtur elementë kritikë të aseteve civile, tregtare dhe ushtarake të saj si C4ISR për të monitoruar e kontrolluar operacionet hapësinore dhe dhënë informacione lidhur me mjedisin e sipërfaqes hënore në kohë paqeje e lufte; ta projektuar fuqinë e saj në hapësirë për të siguruar superioritetin ndaj të gjitha vendeve të tjera dhe kufizuar aksionet ushtarake unilaterale për të shmangur zhvillimin e aleancavve midis vendeve që mbajnë preponderimin e fuqisë ushtarake në hapësirë.

Qoftë nëse bëhet fjalë për skenarin Star Trek apo për atë Zang He, të dyja projeksionet dakordësohen mbi lidhur me idenë se hapësira, sipas çdo gjase, do të përfaqësojë domenin ku do të luhet ndeshja e ardhshme për supremacinë globale, ushtarake e tregtare. Njëkohësisht, të dy skenarët afirmojnë nevojën e përcaktimit të normave të reja ndërkombëtare lidhur me përdorimin e hapësirës së jashtme dhe të trupave qiellorë: kështu, normat e Traktatit mbi Hapësirën e Jashtme i vitit 1967 nuk duket se janë më të përshtatshme për të rregulluar qasjen e shteteve në hapësirë. Në fakt, do të ishte për t’u uruar që rregullat e ardhshme lidhur me hapësirën të përcaktohen nga një komunitet më i gjerë subjektesh më shumë sesa nga shpërthimi i një konflikti hapësinor, pasi – po të përdorim fjalët e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Aeronautikës amerikane David L. Goldfein – hapësira përfaqëson një të mirë kolektive dhe, në rast se do të shpërthente ndonjë luftë, të gjithë do të humbisnin.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakI riu i infektuar punonte në call center, infekton edhe babin
Artikulli tjetërPaloka rrëzon propagandën e Ramës: Gjithçka në funksion të propagandës boshe, vetëm kryeministrin nuk e bën dot Edvini!