Sot 75 vjeç! Mesazhi i Berishës për ditëlindjen

Ish-Kryeminsitri Sali Berisha ka sot 75-vjetorin e lindjes. Krahas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, falenderon bashkëpunëtorët e tij të çmuar për dashurinë dhe sakrificat që kanë bërë për të në këto 75 vite jetë.

Berisha shkruan se, ka jetuar realitetin e ëndrrave të guximshme dhe se ndihet i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që ka pasur dashurinë dhe miqësinë e të afgërmve të tij.

Postimi Berishës

Sot 75 vjeç!

Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!

Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb

Artikulli paraprakBasha takim me shefen e misionit të OSBE, Glover dhe Kryeministrin e Italisë
Artikulli tjetërTë verbërit protestë para zyrës së Ramës: Të gjitha paratë që akordohen për ne vidhen nga qeveria