“Sky Sport” zbulon çfarë i tha Ronaldo Mbappe

Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappé janë takuar në Nations League mes Portugalisë dhe Francës dhe biseda që kanë pasur mes vete në mes të fushës në bazë të asaj që tregojnë pamjet, i ka shtyrë të gjithë të flasin për këtë.

Shumë fansa rreth e rreth botës kanë pyetur vetën dhe kanë kërkuar përgjigje se çfarë i tha Ronaldo Mbappes, “Il Corriere della Sera” dhe “Sky Sport” janë munduar të japin një përgjigje.

Sipas Sky Sport, Ronaldo mund t’i ketë dhënë disa këshilla yllit të PSG-së i cili nuk mund të ndalej së qeshuri, bashkë me CR7, ku për një moment iu afrua në fushë.

Në anën tjetër, Il Corriere della Sera, për shkak të shumë spekulimeve për të ardhmen e Ronaldos që është lidhur me PSG-në fansat e Juves edhe shpresojnë se CR7 mund të ketë tentuar që ta bindë t’i bashkohet Zonjës së Vjetër siç bëri me Matthijs de Ligt në verën e vitit 2019.

Më parë Mbappe dhe Ronaldo janë përballet edhe me klube, në Champions League në vitin 2018 kur Reali e mundi brenda dhe jashtë PSG-në.

Pas ndeshjes dhe takimit me CR7, Mbappe postoi në rrjetet sociale “Idhulli”, pasi si fëmijë, ai gjithmonë ka qenë roli model për talentin 21-vjeçar.

Tani, Mbappe e shohin si pasardhës të Ronaldos në Madrid, pasi ka lënë një boshllëk të madh që prej largimit drejt Juventusit.

Artikulli paraprakYlli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka
Artikulli tjetër“Messi i ka fituar titujt, jo Guardiola”