“Skuqet” Mbappe, por PSG arrin të shkojë në finale

Paris Saint-Germain nuk e ka diskutuar në asnjë moment finalen e Kupës së Francës, megjithëse pësoi dy gola në fund, teksa ka mposhtur pa probleme Rennes me rezultatin e 3-2. Ishte një mbrëmje argëtuese për miqtë në “Roazhon Park” të Rennes me Meunier që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’ falë një goditjeje spektakolare nga një distancë rreth 20 metra.
Goli që dyfishoi rezultatin për vizitorët erdhi pas pushimit, pikërisht në minutën e 54’ kur mbrojtësi Marquinhos gjeti golin me lehtësi pas një topi të devijuar nga portieri. I riu Lo Celso shënoi golin e tretë të skuadrës pas një pasimi të Di Maria-s duke vulosur një fitore të rëndësishme për kryeqytetasit.
Por lajmi i keq i mbrëmjes erdhi në minutën e 63’ kur Kylian Mbappe del nga loja me karton të kuq pas një faulli ndaj kundërshtarit. Por përsëritjet tregojnë se mbase kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar pasi Mbappe nuk ndërhyn ashpër. Në fund vendasit shënojnë dy gola të shpejtë me anë të Ludovic Baal dhe Prcic, por nuk kishte kohë që ata të luftonin për golin e barazimit. PSG është në finale.

Artikulli paraprakNagatomo te Galatasaray
Artikulli tjetërRashica nis stërvitjen me Werder Bremen