Skocia do të kërkojë prapë referendum për pavarësi

Udhëheqësja e Skocisë tha se do të kërkojë miratimin e referendumit të dytë për pavarësi, përpara se Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.
Ministrja e Parë, Nicola Sturgeon, tha se do që të mbajë referendumin e ri në fund të vitit 2018 ose në fillim të 2019-ës.
Ajo tha se përpjekjet e saj për të gjetur kompromis mbi Brexit-in janë pritur me një përgjigje të ashpër nga kryeministrja britanike, Theresa May.
“Gjuha e partneritetit është zhdukur plotësisht”, tha Sturgeon.
Ajo tha se, javën e ardhshme, do të kërkojë leje nga Parlamenti skocez për mbajtjen e referendumit të ri.
Në referendumin e fundit, më 2014, 55 për qind e votuesve kanë kundërshtuar pavarësinë e Skocisë.

Artikulli paraprakTakimi i parë mes Merkel dhe Donald Trump
Artikulli tjetërEvropa, Turqia dhe fushata elektorale