Skllavëria moderne dhe Shqipëria

Mbi 100 mijë emigrantë kanë hyrë në Europë nëpërmjet detit deri në vitin 2017, sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit. Rritja e shfrytëzimit të tyre do të thotë që rreziqet e skllavërisë moderne janë rritur në gati tre të katërtat e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë rritjen më të madhe, sipas një studimi global i rrezikut. Si pikat hyrëse kryesore të emigrantëve, pesë vende të BE-së – Rumania, Greqia, Italia, Qiproja dhe Bullgaria – janë identifikuar si vendet me rrezik më të lartë brenda bllokut, bazuar në forcën e ligjeve të tyre, efektiviteti i zbatimit të tyre dhe ashpërsia e shkeljeve. Këto të dhëna janë tw përllogaritura nga Verisk Maplecroft, në edicionin e dytë të Indeksit të Skllavërisë Moderne (MSI), ku janë ekzaminuar 198 vende. Shqipëria, në këtë raport, nuk ka pësuar përkeqësime, duke mbajtur të njëjtin pozicion si në 2016, e 37 në botë, dhe “skllevërit” më të vegjël në rajon. Shtetet, të cilat kanë një risk të lartë, sipas raportit, janë Greqia, Turqia dhe Italia. Indeksi i Skllavërisë Moderne 2017 (MSI) vlerëson rrezikun e ekspozimit ndaj praktikave të skllavërisë, trafikimit të personave dhe punës së detyruar. Indeksi është i dizajnuar në mënyrë specifike për të ndihmuar kompanitë të identifikojnë se ku rreziku i skllavërisë moderne është më i madh në të gjithë zinxhirin e biznesit dhe zinxhirin e furnizimit, për të mbrojtur më mirë punëtorët dhe për të përmbushur legjislacionin e ri dhe në zhvillim.

Artikulli paraprakFBI, ende pa një pistë për masakrën
Artikulli tjetërItalia “paguan” emigrantët për t’u kthyer në atdhe, përfshihen edhe shqiptarët