Skema e organizatës kriminale të trafikut të drogës, lidhjet dhe ndarja e parave

Rama u dha pushtet Tahirit dhe Kodhelit në këmbim të krijimit të të gjitha lehtësive për krijimin e infrastrukturës shtetërore në shërbim të organizatën mafioze-politike për trafikun e drogës. Organizata më pas shpërblente me një pjesë të fitimeve shefin e saj në krye të qeverisë me donacionet 20 milionë euro për blerjen e votave…

Rama u dha pushtet Tahirit dhe Kodhelit në këmbim të krijimit të të gjitha lehtësive për krijimin e infrastrukturës shtetërore në shërbim të organizatën mafioze-politike për trafikun e drogës. Organizata më pas shpërblente me një pjesë të fitimeve shefin e saj në krye të qeverisë me donacionet 20 milionë euro për blerjen e votave. Ky është cikli politik i Ramës me mafien që kontrollon sot vendin.
Të gjitha përgjimet e deritanishme të organizatës mafioze politike që po bëhen publike nga drejtësia italiane janë një panoramë e qartë të skemës me të cilën ka funksionuar kjo organizatë. Habilajt në pjesën më të madhe të përgjimeve të tyre dekonspirojnë lidhjet dhe ndarjen e parave me ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri. Mirëpo Tahiri nuk është i vetmi. Në përgjime tregohet se si organizata mafioze politike komandon edhe radarët që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Pikërisht që radarët të ishin në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes, ish-ministrja Kodheli largoi amerikanët nga tenderi, duke ja dhënë atë një kompanie anonime. Qëllimi ishte i qartë duhej të hapej rruga për organizatën mafioze politike që të kishte nën kontroll të plotë radarët për të mos pasur asnjë problem dhe duke mos lënë asnjë gjurmë në aktivitetin e tyre të trafikimit të drogës. Dy ministrat më të afërt të Ramës dhe që janë edhe shtyllat kryesore të sigurisë në vend, ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes sikurse nuk ka ndodhur asnjëherë jo vetëm në historinë e këtij vendi, por asnjëherë në historinë e Europës kanë qenë pjesë e kësaj organizate politiko mafioze. Ndërsa i gjithë përqendrimi është tek Tahiri nuk duhet anashkaluar roli i ish-ministres së Mbrojtjes në skemën e funksionimit të organizatës politiko-mafioze. Ishte po kjo ish-ministre, e cila vuri në dispozicion të trafikut të drogës pistat e ushtrisë, ku avionët e drogës uleshin dhe merrnin ngarkesat nga Shqipëria për t’i dërguar drejt Italisë, ndërsa pilotë të kësaj flote të ushtrisë ranë edhe dëshmorë në Spanjë me ngarkesat e drogës.
Si Tahiri edhe Kodheli konsiderohen si njerëzit më të besuar të Ramës dhe kjo ka qenë arsyeja që i janë dhënë edhe postet më të rëndësishme që kishin në dorë të gjithë infrastrukturën që do t’i duhej trafikut të drogës. Arkitekti i kësaj skeme është natyrisht kreu i qeverisë, i cili kurrsesi nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tani që kanë dalë në dritë përgjimet italiane. Janë dy ministra të përfshirë direkt në trafikun e drogës dhe shefi i tyre nuk mund të bëjë sikur nuk ka pasur lidhje me ta ose ata kanë zhvilluar trafikun e qindramilionëve dollarëve të drogës pa e ditur ai. Aq më tepër që këto para sikurse thekson Habilaj shkonin edhe për fushatën elektorale me të cilat Rama blen votat e zgjedhësve. 20 milionë dollarët për fushatën janë akuza direkte që dekonspiron Ramën për rolin si drejtues i organizatës politiko-mafioze.
Skema vazhdon me Drejtorin e Policisë, i cili ishte njeriu i besuar i Tahirit dhe Ramës dhe që komandon të gjithë zinxhirin e policisë.
Nuk e prekën edhe në skandalin e përgjimeve, sepse ai ishte garanti i infrastrukturës së trafikut të drogës. Vetë Habilajt tregojnë se si shefat e policisë mbushnin ngarkesat me drogë dhe kjo natyrisht që nuk mund të bëhej pa miratimin dhe pa dijeninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili është edhe në hetim në lidhje me mashtrimin që u ka bërë autoriteteve italiane në lidhje me monitorimin nga ajri të trafikut të drogës.
Skema vazhdon me lidhjet kriminale ku nga njëra anë është klani i Habilajve dhe nga ana tjetër ai i Shullazit, i cili është një investim dhe lidhje direkte e Ramës. Shullazi ka qenë njeriu kryesor në fitoret e Ramës si Kryetar Bashkie në Tiranë dhe më pas si kreu i qeverisë përmes kërcënimeve dhe presioneve dhe ai ja la atë pesheqesh Tahirit, si njeriu i cili duhet të mbante lidhjet. Habilajt po ashtu janë pjesë e rëndësishme e kësaj skeme si varësi direkt e Tahirit me miratimin e Ramës, pasi me qindra herë opozita i ka denoncuar me emra për rolin dhe trafikun që ata zhvillonin.
Pjesë e kësaj skeme, e cila ka sfiduar direkt edhe Shtetet e Bashkuara është edhe Klement Balili, i konsideruar si Eskobari i Ballkanit. Provohet se lidhja e Ramës me Balilin ka ardhur nga ndërmjetësimi i Balilajve. Kemi të bëjmë me një skemë të pastër mafioze politike, e cila kurrsesi nuk mund ta shpëtojë Ramën. Vendi po shkon drejt një përplasje të fortrë mes kreut të mafies dhe shoqërisë, por më parë Rama do të ketë hesape të tjera për të larë.

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakSi Rama sulmoi Zaganin dhe mbrojti Habilajt: Një kriminel në polici që e pastruam
Artikulli tjetërDosja Habilaj/ Përgjimet italiane zbulojnë lidhjet e grupit në Prishtinë