Skandaloze, QSUT po përhap virusin në të gjithë Shqipërinë, a është e qëllimshme?

Një tjetër person është konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Sarandë, duke e çuar në 2 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Të moshuarit i është marrë tamponi një natë më parë dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Sarandës dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

Pas konfirmimit pozitiv të 80-vjeçarit, i janë marrë mostrat edhe familjarëve të tij, por ende nuk kanë dalë rezultatet.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ, ndërsa në këtë qytet numri i të infektuarve llogaritet në 11.

Qe virusi te perhapet ne te gjithe vendin nga QSUT kjo eshte skandaloze, por pyetja qe shtrohet eshte nese kemi te bejme me politike te qeverise per nje perhapje te qellimshme te virusit per te izoluar serish vendin?

Artikulli paraprakDështoi me taksën progresive, Rama vjedh programin e PD, kërkon shpëtim tek taksa e sheshtë
Artikulli tjetërBasha: Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, falimentoi bizneset! PD do bëjë realitet taksimin e thjeshtë