Skandali/Hetime politike edhe ndaj Trump: Hetuesi Mueller ka 13 demokratë në grupin e hetimit

Presidenti amerikan Donald Trump po sulmon Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller, duke e akuzuar atë për njëanshmëri politike në hetimin e tij për lidhjet e zyrtarëve të fushatës zgjedhore të zotit Trump me Rusinë në vitin 2016 dhe për të përcaktuar nëse presidenti pengoi drejtësinë kur u përpoq të ndalte hetimin.
“Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarisë mashtruese dhe asnjë republikan? Së fundmi u shtua edhe një demokrat tjetër … a mendon njeri se kjo është e drejtë? Megjithatë nuk ka pasur BASHKËPUNIM TË FSHEHTË”! tha zoti Trump në njërin prej disa komenteve të njëpasnjëshme në Tëitter gjatë fundjavës, duke përmendur fitoren ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton dhe pakënaqësinë e tij ndaj hetimeve që po zhvillohen që nga ajo kohë.
Presidenti Trump la mënjanë faktin se të paktën gjatë një periudhe të caktuar zoti Mueller ishte i regjistruar si votues republikan dhe konsiderohet përgjithësisht në Uashington si një prokuror i paanshëm politikisht, hetimi i të cilit për fushatën e zotit Trump është mbështetur si nga demokratët ashtu edhe republikanë me peshë, të cilët në intervista të dielën shprehën miratimin për mënyrën se si po e kryen hetimin zoti Mueller.
Presidenti Trump sulmoi gjithashtu ish-drejtorin e FBI-së James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump në maj të vitit të kaluar dhe ish-nëndrejtorin Andreë McCabe, që u pushua nga puna të premten në mbrëmje nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, me nxitjen e zotit Trump, 26 orë para ditës kur zoti McCabe do të dilte në pension, në momentin kur i plotësonte kushtet për të marrë pension të plotë. Presidenti Trump tha se shënimet personale të zotit Comey dhe zotit McCabe lidhur me bisedat e tyre me të, ishin të fabrikuara.
Presidenti Trump tha se kishte “shpenzuar shumë pak kohë me Andreë McCabe, por ai nuk kishte mbajtur kurrë shënimet kur kishin qenë bashkë”.
“Nuk besoj, tha ai, se McCabe kishte mbajtur shënime, përveçse për të mbrojtur interesat e tij, dhe ndoshta i kishte shkruar më pas. E njëjta gjë me gënjeshtarin James Comey. A mund t’i quajmë “shënime të rreme?”.
Zoti Sessions e shkarkoi zotin McCabe pasi ra dakord me një hetim të brendshëm të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilin McCabe “i kishte dhënë informacion të paautorizuar medias dhe nuk kishte qenë i sinqertë, përfshirë nën betim, në disa raste”.
Zoti McCabe tha se zoti Comey ishte në dijeni për informacionin që ai I dha medias ndërsa shërbenin të dy si drejtues të FBI-së.

Artikulli paraprakAdemi i shkruan Bushatit: Qytetarët e Shkodrës dy javë nën ujë, ty dhe shefit tënd i duhet Shkodra veç për vota
Artikulli tjetërTaksat në Tiranë, tre herë më të larta se në të gjithë Shqipërinë, paguajmë 145 mijë lekë taksa për frymë në 9 muaj