Skandali tjetër i Ramës me ligjin e ri për Teatrin, vendos nenin “Fusha”

Mbërrin për herë të dytë në Kuvend dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Ruci njoftoi se në Kuvend është depozituar dekreti i Presidentit per ligjin e teatrit.
Me dekret të datës 11 tetor Kreu i Shtetit ktheu për rishqyrtim në ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, i cili pësoi ndryshime duke përfshirë hapjen e një gare.
Presidenti thekson se Kuvendi është përpjekur ti japë zgjidhje shkeljeve të konstatuara në dekretin e parë, por ende në ligjin i ri ka të njëjtat të problematika.
Në ligj është parashikuar që për zhvillimin e zonës pas Teatrit, kompanitë konkurruese duhet “të kenë nënshkruar marrëveshje me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit”. Në dekret Meta shprehet se një parashikim i tillë ligjor cenon drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm, por një proces selektiv konkurrimi.
Arsyeja se përse Rama ka vendosur këtë nen të veçantë lidhet me shërbimin ndaj kompanisë Fusha. Dihet se vetëm kjo kompani ka lidhur një kontratë për blerje të një trualli prej afro 200 metrash katrorë me një pronar jashtë zonës së Teatrit. Tani, Rama për ti dhënë të gjithë sipërfaqen e Teatrit prej afro 6 mijë metrash Fushës ka vendosur pikërisht nenin “Fusha” ku kërkohet që marrësi I sipërfaqes së Teatrit duhet të ketë një kontratë me pronarë të truallit që kërkohet për shfrytëzim.

Artikulli paraprakRama reklamë basteve online nga Parlamenti: Çfarë ju duhet që të luani
Artikulli tjetërGati shkarkimi i Lopetegui, Perez zgjedh trajnerin e ri