Skandali i të dhënave personale në shkolla, PD padit Ramën dhe Nikollën

Albana Vokshi, Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend dhe deputete e PD, ka sqaruar arsyet përse Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë urdhrin e qeverisë për mbledhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë në shkolla dhe institucione shëndetësore.
“Në emër të PD-së sapo dorëzuam një kallëzim penal ndaj Ramës, Nikollës dhe Manastirliut për marrjen, grumbullimin dhe përpunimin etë dhënave personale të prindërve të nxënësve të të gjithë shkollave dhe ndërhyrjen në të dhënat mjekësore të pacientëve në të gjithë Shqipërinë.
Informacionet e kërkuara sipas ligjit të të dhënave personale konsiderohen të mbrojtura me ligj. Marrja e tyre është shkelje ligjore dhe veprim antikushtetues. Këto të dhëna konsiderohen të mbrojtura me Kushtetutë dhe ligj.
Duke mbledhur të dhënat personale, Rama hedh në kosh dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR që ka kërkuar t’i japë fund abuzimit me administratën dhe në këtë rast ka përdorur administratën për marrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, si psh marrjen e numrave të telefonit dhe adresave të emailit.
Duke qënë se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jofunksione, edhe Prokuroria është nën ndikimin e Edi Ramës, ajo mbetet institucioni i vetëm ku mund të drejtohet opozita për të kërkuar hetim për shpërdorim detyre”.

auto eb554a00 788c 4ac6 82ea ab2a46c146061525773305

Artikulli paraprakSkandali me bukën, nëpër furra përdoret mielli më i keq në Evropë, rrezik për shëndetin
Artikulli tjetërFerguson del nga koma dhe flet me familjarët