Skandali në KAS/ Nuk pranon të marrë si provë pamjet e blerjes së votave në Durrës

KAS merr vendim të ndërmjetës ku rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë që sipas opozitës konfirmojnë masakrën zgjedhore në Durrës.

KAS vendos të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

KAS vendosi që kërkesa e dy anëtarëve të KQZ, Elvis Çefa dhe Ledio Braho t’i përcillet administratës së KQZ për të dhënat nga sistemi identifimimit biometrik PEI, mbi pretendimet e PD se 300 votuesve në Qarkun Durres u është blerë vota.

Kujtojmë se më herët avokati i PD Marash Logu foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.

“Zoti Ardian Çela ka qenë nën akuzë si nënkryetar i Durrësit. Drejtuesi faktik i Durrësit ishte Vangjush Dako, anëtar i Kryesisë së PS-së, i lidhur me bandat e kriminelët. Kujtojmë se gjykata liroi Lulzim Berishën, pasi Dako kishte dhënë garanci për punësimin e tij në bashki. Po ashtu, Dako del në përgjime edhe në gazetën Bild, rezulton se ai telefonon anëtar të klanit kriminal Avdylaj . Jurgis Çyrbja ka dalë i përfshirë në veprimtari kriminale, Ilir Ndraxhi doli në përgjimet e Bild si njeri me të cilin flisnin kriminelët e Abdylajt. Rrahman Rraja njihet se familjarët e tij janë përfshirë në vepra të rënda kriminale. PD ka bërë 50 kallëzime në SPAK për abuzime. Kemi denoncuar disa persona, si të përfshirë në skemë kriminale në shit-blerje të votës në Durrës, Shijak dhe rrethina. Ne kemi denoncuar me emra se kush janë ata që janë përfshirë në skemën kriminale të shit-blerjes së votës.

Në Krujë, ishte aktiv në blerje votash Artur Bushi dhe Xhelal Rraja. Në Durrës, Ardian Çela ka shpërndarë para tek individë. Edhe Plator Mehmeti, ka blerë vota. Në Shijak, Altin Hajri, ishte aktivizuar në shit-blerje votash, edhe pse në kërkim për vepra të rënda penale, shoqëruar nga Jurgis Çyrbja. Edhe Durim Keçi është aktivizuar në shit-blerje votash, person me precedent kriminal, dënuar në Itali me disa vjet burg”, deklaroi Logu.

Artikulli paraprakPD reagon për shpërthimin në banesën e drejtuesit lokal: Akt i rëndë, kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje
Artikulli tjetërLista e Spanjës për Europian, asnjë lojtar i Real Madridit!