Skandali: AKEP, vegla në duart e Kryeministrit që kërcënon lirinë e medias

Albana VOKSHI
I thirrur “nën armë” në ushtrinë e censorëve, Ilir Zela, në shkelje flagrante të #lirisë së medias urdhëroi fikjen e antenave në zonën ku zhvillohej protesta e opozitës, duke ndërprerë qëllimisht sinjalin e transmetimeve për dhjetra gazetarë ndërkombëtare (Reuters, DW, RAI, Assosiated Press, AFP, Euronews, Sky News etj) dhe vendas që po raportonin në terren.
SKANDALI, merr përmasa edhe më të mëdhaja, sepse dhe për orë të tëra qytetarët e Tiranës, kanë qenë pa asnjë mjet komunikimi, asnjë mundësi informimi apo marrje cdo lloj shërbimi shëndetësor në shkelje flagrante të cdo të drejte kushtetuese.
Justifikimi i AKEP-it, “veglës” së Kryeministrit se u kujdes për sigurinë publike është një gënjeshtër!
Ilir Zela duhet ta ketë firmosur urdhërin me kundra gaz, ndryshe të japë#dorëheqjen për të provuar se nuk po abuzon rëndë me detyrën e pavarur, si një socialist servil i rilindasve pushtues në shtëpinë e tij!

Artikulli paraprakDrejtuesit e PD me delegacionin parlamentar çek: Djegia e mandateve, e vetmja rrugë për demokracinë europiane
Artikulli tjetërSkandali/ Vidhen çanta me armë në magazinat e ministrisë së Brendshme