Skandali, 4 OJF të përzgjedhura nga Soros do të kontrollojnë Vettingun

“Miq e moret vesh? Fondacioni Soros kualifikohet edhe nga ndërkombëtaret si përfaqësues i Shoqërisë Civile për të bërë përzgjedhjen e kandidaturës së përfaqësuesve të shoqërise civile në Komisionin e Vetingut! Kane bërë ligjin në atë formë që Sorosi të kontrollojë edhe Vetingun jo vetëm me ushtarë por edhe direkt vetë!” ky është denoncimi i aktivistit të shoqërisë civile Altin Goxhaj.
Lista me emrat e organizatave që përmbushin kriteret për të qenë pjesë e Komisionit të Shoqërisë civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në përputhje me dispozitat ligjore të parashikuara në nenin 56 pika 11 si dhe nenit 154 pika 11 të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Avokati i Popullit përfundoi verifikimin për plotësimin dhe përmbushjen e kritereve nga organizatat që shprehën interesin për të qenë pjesë e Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, si dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pas përfundimit të verifikimit Avokati i Popullit publikon emrat e organizatave që përmbushin kriteret ligjore si më poshtë:
1) Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut” [ http://ëëë.ahrg-al.org/content/ahrg-implemented-projects-portfolio ], [ http://www.osfa.al/ngjarje/trajnim-i-gjyqtareve-te-rrethit-gjyqesor-te-tiranes-mbi-ligjin-per-mbrojtjen-nga ]
2) TLAS [ http://tlas.org.al/donatoret ]
3) Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë [ http://ëëë.soros.al/ ]
4) Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
5) Qendra Europiane

Artikulli paraprakBasha me eurodeputetin: S’ka zgjedhje me krimin
Artikulli tjetërVeliaj, gati të rrisë në 700 lekë çmimin e biletave të urbanëve