Skandal/ Reagimi prej rrugaçi i Ramës ndaj të rinjve që protestonin kundër shpenzimeve të luksit

Ja si i pret Rama zërat kundër shpenzimeve të luksit në rast fatkeqësish. Me gishtin e mesit në sy të fëmijëve të vegjël dhe të gjithë pjesëmarrësve, live në media bën gjestin e turpshëm.

Një grup të rinjsh te organizatës “Rezistenca Rinore” i kanë bërë një surprizë të hidhur mbrëmjen e sotme Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët ishin bërë bashkë për të ndezur dritat e pemën e Vitit të Ri në sheshin Skënderbej.

Të rinjtë reaguan ndaj Ramës e Veliaj për keqpërdorimin e parave publike ne raste fatkeqësish natyrore. Në momentin kur Bashkia Tiranë po ndizte dritat e pemës së fundvitit, të rinjtë me një pankartë në formën e bredhit, ku ishin pamje nga rrënimi i banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Të rinjtë kanë shoqëruar ceremoninë e Ramës e Veliajt me thirrjen “nuk është koha për zbukurime kur ka shkatërrime”. Rama urdhëroi gardën që të largonte të rinjtë nga sheshi duke bërë që të rinjtë të shpërthenin në fjalët “Turp! Turp! Turp!”

“Për të mos prishur syrin e keq, kemi dhe 3-4 harrupiel këtu. Unë nuk dua ta zgjas dua tu uroj të gjithëve një vit të ri të gëzar. Dua të siguroj të gjithë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë, sot jemi të gjithë më të fortë, shqipëria është më e fortë. Dhe ata 4-5 xhakajdurët që morën atë që meritonin, pasi nuk u sollën mirë” – tha Rama i nervozuar.

fest

Artikulli paraprakTërmeti i shkatërroi shtëpinë, prej dy javësh flenë jashtë me fëmijët: Asnjë ndihmë nga qeveria!
Artikulli tjetërBerisha: Edvin Mafia poshtëron të gjallët dhe fyen të vdekurit! Turp!