Skandal! Rama emëron drejtor juridik një të dënuar!

Kryetari i Degës së PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar një tjetër skandal. Sipas Xhaferrajt, ish-drejtori i Aluizmit, Arben Isaku mbasi qëndroi katër muaj në qeli, po shkon nga qelia tek Bashkia.

Deklarata e Xhaferrajt

Në vitin 2019, Kryeministri Rama do të shkarkonte “live” drejtorin e Hipotekës së Durrësit, duke e etiketuar si halabak. Por, në gusht të këtij viti Rama e emëroi halabakun si drejtor të Shërbimeve në bashkinë e Durrësit.

Në dhjetorin e kaluar, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, do të ndalohej ish-drejtori i Aluizmit, Arben Isaku. Por, mbasi qëndroi katër muaj në qeli, Isaku po shkon nga qelia tek Bashkia. Ai po emërohet drejtor i Drejtorisë Juridike në bashki. Për më keq dhe për më turp, në konkurrimin fiktiv e qesharak është me kunatin e tij.

Isaku u lirua dhe po shpërblehet sepse zbatoi kodin e heshtjes së mafies Rama. Askush nuk është dënuar për dramën që shkaktoi tërmeti. Sikurse e kemi theksuar disa herë, shqetësimi i Ramës nuk ka qenë të zgjidhë hallet e qytetarëve, por të shpëtojë Dakon nga hallet e tij.

Kjo është bashkia e halabakëve dhe e të dënuarve, qytetarët e ndjejnë përditë dhe kjo u pa edhe dy ditë më parë ku qytetarët nëpërkëmbeshin dhe zvarriteshin në sheshin para Bashkisë.

Kjo është qeverisja në ikje e të dënuarve dhe halabakëve.

2 31

Artikulli paraprakThirrja e Berishës: Opozita të përgatitet për 25 prillin, por të jetë gati edhe për një 20 shkurt të dytë
Artikulli tjetërA funksionon vaksina kundër variantit të ri të koronavirusit?