Skandal me kopshtet publike në Tiranë. Prindërit diskutojnë blerjen e karrigeve për fëmijët

“Pershendetje! U vura ne dijeni diten e sotme per pjesen e karrigeve dhe te çmimit te cmimit te tyre, te gjithe jemi koshient qecmimet kane ndryshuar.. mendoj qe jane nje domosdoshmeri per femijet sepse ato para po na ikin tuta e geta. Cdo prind te blej per femijen e tij.

Ky është diskutimi në grup mes prindërve që kanë fëmijët në kopshtin numër 19 në Tiranë. Thonë se janë vënë në dijeni për t’I blerë vetë karriget për fëmijët, pasi ato ekzistueset janë të shkatërruara dhe jashtë funksionit.

Per mua nuk ka problem doni te percaktoni ne material dru ose plastike

Në bisedat në grupin e përbashlët më ëatsapp mes prinderve dhe stafit te cerdhes ndër të tjera diskutohet edhe për blerjen e një tapeti.  Një pjesë e tyre kërkojnë të sqarohen më shumë ne lidhje me këto shpenzime.

Une dorezova dje 1500 per tapetin,dorezova dhe 10 pako me lapsa druri te trash (3 mije lek pako) Ndaj eshte vone per kete blerje tani se u harxhua buxheti.

Pershendetje! E thene me shkurt dhe qarte, perveç 1500 duhen dhe 3000 te tjera ?! Total 4500 ?!

Përgjigjen në grup e jep vetë drejtoresha e kopshtit.

Pershendetje! Jooo asnje nuk do japi kontribut ne qofte se nuk ka mundesi!!!Dhe sa per bazen materiale blejeni sipas  bisedes qe ne beme ne mbledhje.

Kërkojmë nga drejtoresha e kopshtit të na lejojë të filmojmë gjendjen e karrigeve aktuale dhe vendet ku ulen fëmijët por na thotë se nuk është e autorizuar të na tregojë situatën brenda kopshtit. Mohon që kërkesa të jetë bërë nga edukatoret, duke thënë se blerja e karrigeve ka qenë diskutim I vetë prindërve në grupin e tyre të komunikimit.

Në grup diskutohet për mbledhjen e bordi, por vetë prindërit, ndryshe nga diskutimet në grup pohojnë se paguajnë detyrimet mujore dhe vjetore që u kërkohen?

Detyrime mujore dhe vjetore kërkohen edhe në çerdhe.

Për fëmijët 1-3 vjeç lista e bazes materiale eshte e gjatë, duke përfshire 3 lloje ngjitësash, fletë formati me dhe pa ngjyra, gërshër, tre lloje ngjyrash dhe kartona, vlera e të cilave shkon rreth 5000 leke në vit, pa përfshirë këtu detyrimin e frekuentimit dhe bazen materiale mujore./ MCN TV

Artikulli paraprakDetyrimet e abritrazheve për Shqipërinë arrijnë në 173 mln euro, kostot e përfaqësimit ligjor me fatura miliona euro
Artikulli tjetërProkurorët e SPAK në SHBA, O’Brien në krah të Dumanit dhe Kim: Reforma e drejtësisë në Shqipëri po jep rezultate