Skandal! Familjarët paguajnë 50 mijë lekë për çdo ditë të qëndrimit të të prekurit me Covid-19 në spital

Nga Vehap KOLA

Si te Infektivi, edhe te Sanatoriumi familjarët paguajnë 50 mijë lekë çdo ditë të qëndrimit të të sëmurit në spital.

Sanitarja është vetëm postiere, se ai/ajo që i merr dihet.

Kur të gjithë ne populli j thjeshtë e dinë këtë skemë, është budallallëk i madh të na thuash se nuk e di ti o shtet që bën shtet.

I di edhe pazaret mijëra euroshe që bëjnë këta kokat e mjekësisë tënde propagandistike për t’i shpëtuar jetën një të sëmuri me COVID.

Ua ke hequr kafazin çakenjve sepse punojnë për ty dhe si të duash ti në ekrane.

Nuk është rast i izoluar, është sistem i izoluar mirë dhe i imunizuar nga çdo hetim, përfshirë edhe nga investigimi mediatik.

Artikulli paraprakKërcet arma në Tiranë, plagoset biznesmeni i ndërtimit
Artikulli tjetërPresidenti kthen në Kuvend ligjin për taksën e ndryshuar: Zhvat pasurinë publike, 5 miliardë lekë dëm shtetit