Situata del jashtë kontrollit, infektohet me Covid-19 një tjetër mjek

Vijon të shtohen rastet e infektimeve me Koronavirusi. Virusit nuk po i shpëtojnë as bluzat e bardha, që deri tani numërojnë dy viktima. Siç mëson Syri.net, rasti më i fundit vjen nga një mjek në Bulqizë.

Rasti i sotëm në Bulqizë është mjek i qendrës vendore të Njësisë së Kujdesit Shëndetësor.
Ndërkohë është bërë dezinfektimi i qendrës dhe po bëhet hetimi epidemiologjik.

Dyshohet se mjeku është infektuar në Tiranë gjatë fundjavës.

Nuk janë marrë ende tamponet e familjarëve dhe personave të kontaktit , pritet që të merren nesër.

Artikulli paraprak“Ka një vullnet real për të bashkuar energjitë opozitare”, Besnik Mustafaj rrëfen bisedën me Bashën
Artikulli tjetërKoduzi: Qeveria ka dështuar në luftën ndaj Covid-19! Nuk ka asnjë strategji