Sipërmarrjet listë me 28 kërkesa ndaj qeverisë

Pas mbylljes se marrëveshjes me FMN-në, sipërmarrjet kanë përsëritur kërkesat për ulje taksash e lehtësim procedurash. Një listë me 28 kërkesa u prezantuan në një forum kombëtar biznesi. Kur qeveria po flet për reforma, sipërmarrjet kërkojnë që në biznes reformat të bëhen në tri drejtime, sot problematike sipas tyre. Një forum kombëtar biznesi, u kërkoi institucioneve t’i nisnin reformat nga dialogu publik-privat, kontrolli tatimor dhe ndarja e tatimit mbi vlerën e shtuar sipas sektorëve. Edhe pse po flitet shumë për kontrollet në bazë të riskut, përfaqësuesit e biznesit thonë se kjo formë kontrolli nuk realizohet plotësisht. Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për sektorin e turizmit është një kërkesë e hershme e sipërmarrjes, që përsëritet pas mbarimit të marrëveshjes me FMN-në. Sipërmarrjet së bashku me Qendrën Kombëtare për Zhvillim e Kërkim kanë listuar 28 kërkesa për Ministrinë e Financave, ku dominojnë kërkesat për procedura më të thjeshta.

Artikulli paraprakViçenco Montela: Jam gati të rinovoj
Artikulli tjetërIzraeli kthehet në mollë sherri në Uashington