Simeone është absolutisht i sigurt për të ardhmen

Diego Simeone ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me postin vakant të trajnerit të Everton, duke thënë se Atletico Madrid mund të ketë besim te fjala e tij se do të qëndrojë në këtë klub edhe për të paktën dy vite të tjerë. Argjentinasi është deklaruar si një objektiv madhor i Everton, për të zëvendësuar holandezin Ronald Koeman, i cili u shkarkua gjatë muajit të kaluar për fillimin e dobët të sezonit. Aktualisht ekipi drejtohet nga Sam Alardyce.
Diego Simeone ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe për shtypin spanjoll deklaroi: “Ashtu si e kam thënë në shumë raste dhe tani po përsëris se e ardhmja ime mbetet te Atletico Madrid. Tifozët, drejtuesit dhe futbollistët do të më durojnë edhe për disa vite. Të paktën deri në fund të kontratës jam i bindur se do të qëndroj te Atletico Madrid. Jam absolutisht i sigurt për këtë”.

Artikulli paraprakInter kërkon € 600 mijë në këmbim të Gabigol
Artikulli tjetër“Marca” vlerëson portierin më të mirë në La Liga