Si u përdhos Teatri i Operas dhe Baletit për të fshehur vjedhjen 11 milionë euro të Ramës

Sali BERISHA

Miq, mbrëmjen që kaloi tualeti i Kol Ballës me klientin e përhershëm të javës ishte zhvendosur në një akt që vetëm pronari i tualetit mund ta ndërmarrë pa u zbehur dhe pa u skuqur në sallën e Teatrit të Operas.

Sulltan Salep Surreli ishte ulur në mes të sallës në një kolltuk të thjeshte spektatori kurse në skenë 50 m larg tij ishin ulur moderatori i tualetit portativ dhe gazetarët e ftuar, të cilët me pyetje, fakte dhe xheste guxim e nervozuan shumë si klientin e përjavshëm ashtu dhe moderatorin e tualetit.

Pika kulmore arriti kur njeri analist i pranishëm z. Lela për tu thënë shqiptareve se po flas nga një tualet si një artist jo nudist, por gjysëm nudist, hoqi fët e fët pantallonat dhe i tregoi Sulltan Salep Surrelit hematomat në kërcinj, kofshë dhe në vetë që i kishin shkaktuar shtazët me uniformë të Sulltan Salep Surrelit.

Miq, me të drejtë të gjithë ata që e ndoqën shoun pyetën, pse tualeti i Kol Ballës u shëndërrua mbrëmë në një qenef portativ, një rast unik në historinë e debateve në botë, në të cilin jo vetëm u përdor një institucion shtetëror sepse kjo nuk ka rëndësi pasi Koli është i qeverisë, por e veçanta ishte distanca e Sulltanit me analistet rreth 50 m.

Por miq, sado bizare që ishin këto, më e pështirosura ishte shkaku real për të cilin tualeti i Kol Ballës bashkë me klientin e përjavshëm u kthyen mbrëmë në vendin e krimit.

-Ky shkak qëndron në përpjekjen qesharake për të mjegulluar sadopak superskandalin e vjedhjes së rradhës nga Sulltani në fondin e rikonstruksionit të sallës së Operas dhe anekseve e tualeteve të saj prej 11 milion euro.

Po rikujtoj këtu se me këtë fond mund të ndërtohej një teater i ri për Operën dhe Baletin ose mund të lahej me 250 kg flori salla ku zhvilloi mbrëmë shoun e radhës.

Pra qëllimi i shout ishte një dhe vetëm një:

Sulltan Salep Surreli donte që me dëshmitar Kol Ballën t’ju betohej shqiptarëve: Mos kujtoni se kam vjedhur. Ose edhe ne rast se kam vjedhur të paktën tani nuk do keni zhapinj dhe hardhuca në tualetet e Operas siç kishte para vjedhjes!

Artikulli paraprakCapello paralajmëron Lautaron: Më mirë titullar tek Inter sesa në stol te Barcelona
Artikulli tjetërReforma zgjedhore, Basha mbledh ekspertët e Partisë Demokratike