Si u manipulua me fotot e ceremonisë së Trump?

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëdhënësi i tij Sean Spicer kanë akuzuar mediat amerikane, për fotot dhe shifrat e raportuara mbi pjesëmarrësit në ceremoninë e tij të inaugurimit.
Gjatë vizitës në selinë e Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA) në Langley, Trump ka thënë se një rrjet mediatik kishte vlerësuar një pjesëmarrje prej 250 mijë njerëzish.
“Mbajta një fjalim dhe nga atje ku isha, dukeshin si 1 milion apo 1 milion e gjysmë njerëz. Ata treguan një fushë ku nuk ishte askush”. Trump tha se 250 mijë njerëz u mblodhën në zonën qendrore, ndërsa të tjerët u vendosën në lëndinën deri në monumentin e Uashingtonit.
Edhe fotot tregojnë se turma është e shtrirë në një hapësirë më të madhe se ajo që u servir nga disa media amerikane.
Besohet se fotot që u përdorën për të bërë krahasimin e njerëzve të pranishëm në ceremonitë e Obamës në vitin 2009 dhe Trump më 2017 kanë një diferencë në kohë.
Fotoja e Trump mendohet të jetë shkrepur rreth 6 orë përpara fillimit të ceremonisë, kur njerëzit nuk kishin mbushur ende lëndinën përpara Kapitolit. Por e vërteta duket ndryshe.
Foto të tjera dëshmojnë se njerëzit e mbledhur në ceremoninë e Trump ishin vërtet shumë më tepër se sa raportojnë mediat, ndoshta rreth 1 milion, por gjithsesi më pak se sa kur u inaugurua për herë të parë Obama, ku vlerësohet të kenë qenë të pranishëm rreth 1,8 milionë njerëz. Në mënyrë të përmbledhur: mediat shkruajnë për 250 mijë, Trump flet për 1-1,5 milionë dhe zëdhënësi i tij për më shumë se 1,8 milionë. Ndërsa në foto duken rreth 1 milion.
Duket se mediat kanë ekzagjeruar ndjeshëm, duke ulur numrin e njerëzve të pranishëm, ndërsa zëdhënësi i Trump ka ekzagjeruar duke folur për shifra që kalojnë inaugurimin e Obamës. Interesi i zëdhënësit të Trump është i qartë: Ai është i anshëm. Po media?
Vetëm Trump duket se ka përmendur për një shifër që i afrohet së vërtetës.

Artikulli paraprakSteinmeier: Ndryshimi historik i botës
Artikulli tjetërKreu i AMA-s, Sala pasuri 10 herë më shumë se të ardhurat