Si u kapën bosët shqiptarë me 1 tonë kokainë në Spanjë, sekuestro pronave 5 milionë euro

Dy trafikantët shqiptarë, njëri nga Laçi dhe tjetri nga Lezha, të cilëve sot iu bllokuan nga policia shqiptare pasuritë kriminale u arrestuan në Spanjë në prill të këtij viti. Julian Deblini (Bedlini) dhe Arjan Ndoci (Dritan Gradica) u kapën me 1 ton kokainë. Ata drejtonin një grup të strukturuar kriminal. Bashkë me ta u arrestuan edhe dy spanjollë Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre.
Aksioni i koordinuar nga DEA amerikane u finalizua në Madrid. Bashkë me shqiptarët dhe spanjollët u arrestua dhe një kolumbian. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1 milionë e 550 mijë euro kesh.
Ka dyshime të forta se kokaina ishte blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.
Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrid. “Në momentin e ndërhyrjes, policia gjeti 790 pako me peshë 1 000 kg kokainë si dhe 1 550 000 euro cash që mbaheshin në një valixhe dhe që do përdorej për të paguar transportin e drogës”.
Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, mendohet se janë edhe bosët e kësaj linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll.

Në pranga ka rënë dhe njeriu i tyre i besuar si dhe 2 shtetasit spanjollë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Shtetasit spanjollë do të bënin transportimin e drogës.
Kokaina vinte me fluturime çarteri nga Kolumbia dhe ishte fshehur në 790 valixhe të zeza. Mësohet se grupi kriminal përdorte një shoqëri transporti për të maskuar trafikun e kokainës.
Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Grupit iu sekuestruan edhe 5 makina luksoze, tri targa falco policie si dhe disa armë.
Personi i peste i arrestuar eshte lideri i organizates qe siguronte kokainen nga Kolumbia. Ky i fundit ishte larguar në momentin kur ne Spanjë u kap ngarkesa e madhe me kokainë
Hetimet nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA e SHBA në koordimin me Europol. Mediat spanjolle kanë lëshuar alarmin se porti i Algeciras, ku u sekuestruan afro 9 ton kokainë javën e kaluar, është shndërruar në një Kolumbi të vogël dhe droga e Klan de Golfo blihet nga shqiptarët, turqit, marokenët, rusët, italianët, spanjollët, francezët dhe britanikët.

Pronat e sekuestruara me vlerë 5 milionë euro
Sekuestrohen 5 milionë euro të një grupi kriminal. Si dhe janë arrestuar dy persona. Sipas burimeve policore te arrestuarit janë , Arjan Ndoci dhe Julian Deblini. Mësohet se këta dy përsona janë arrestuar në prill 2018. Ata u kapen në spanje me 1 ton kokainë. Ndërkohë që sot u është kane sekuestruar 5 milion pasuri, prona.
Grupi kriminal merrej me tregtinë e narkotikëve thotë policia.
Operacioni është kryer nga Prokuroria e krimeve të rënda dhe policia e shtetit në bashkëpunim me agjensi të huaja te luftës kundër trafikut të drogës
Trafiku i drogës bëhej nga Amerika Latine në drejtim të Europës.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Forca e Ligjit” në veprim sekuestrohen 5 mln euro asete të një grupi kriminal, me aktivitet në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke realizuar operacionin policor “Vazhdimi”
Më datë 30 prill 2018, autoritetet policore spanjolle në bashkëpunim DEA dhe EUROPOL kanë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptarë:
• Arjan Ndoci, alias (Dritan Gradica, Ardjan Noka, Mondi Prenga, Mond Gjoni, Don Gjoni,) 41 vjeç, lindur dhe banues në Laç Kurbin;
• Julian Deblini (Bedlini), vjec 35, lindur dhe banues në Lezhë.

Ata akuzohen për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, pas kapjes së një sasie prej 1.000 kg kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Kolumbia si dhe të një shume prej 1.550.000 Euro cash.
Këta 2 shtetas janë anëtarë të një grupi kriminal që zhvillonte prej kohësh trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikes Latine në drejtim te Europës.
Menjëherë pas realizimit të këtij operacioni nga autoritetet e sipërpërmendura, Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacione paraprake për identifikimin e shtetasve dhe pjesëtarve të tjerë të këtij grupi kriminal si edhe aseteve te përfituara nga veprimtaria e paligjshme.
Pas kryerjes se veprimeve paraprake nga Departamenti i Policise Kriminale, materiali procedurial u referua nga Policia e Shtetit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda Tiranë dhe u regjistrua procedimi penal nr.85, viti 2018, për veprat penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale“, në ngarkim të shtetasve Arjan Ndoci dhe Julian Deblini (Bedlini) .
Nga kryerja e veprimeve hetimore u ngritën dyshime të arsyeshme se këta shtetas, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë shtetit i kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në llogari bankare, për vete dhe për familjarët e tyre dhe në disa raste duke i fshehur ato në emra të afërmve.
Konkretisht investimin e kane bërë në disa qytete të vëndit, e kryesisht në Tiranë.
Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, jane zhvilluar disa takime te perbashketa operacionale me perfaqesues te Zyres Rajonale te DEA Athine, DEA Madrid, autoritete policore Spanjolle dhe EUROPOL, ne kuader te shkembimit ne kohe reale dhe identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Gjatë gjithe kësaj periudhe, oficeret e Policise Kriminale të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kane kryer veprime intensive proceduriale, duke perdorur metoda speciale te hetimit dhe pasije speciale per grumbullimin e provave materiale.
Ne perfundim te veprimeve hetimore te kryera ne terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi sekuestro preventive për llogaritë bankare dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasve Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini) dhe familjarëve të tyre.
Sot, oficeret e Task Forces Speciale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranë :
• 3 bankave të nivelit të dytë, te disa llogarive bankare me nje sasi të konsiderushme eurosh.
• Kuotat dhe aksionet e 1 shoqerie tregtare me aktivitet ne fushen e ndertimit.
• 1 Njesie Banimi në pallat
• 8 apartamente, me nje siperfaqe ndertimi 905 metro katror.
• 2 njesi tregtare (dyqane) me nje siperfaqe prej 280.4 metro katrore.
• 4 garazhde ne total siperfaqe 60 metro katror.
• 3 automjete te tipeve dhe llojeve te ndryshme.
Shuma e aseteve te sekuestruara ne kuader te operacionit, e perllogaritur me çmimin e tregut, kap vleren prej 5 milion Eurosh.

Artikulli paraprak“Nuk ishte personale”, trajneri i Kroacisë i kërkon falje Ronaldos
Artikulli tjetërTahiri-Habilaj/ Zgjaten hetimet për dy ish-komisarët e Policisë së Vlorës