Si tallet qeveria me të prekurit nga tërmeti, miting për aplikimin në Durrës, virusi…

Rihapja e aplikimit për qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të regjistrojnë dëmet e banesave të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit ka sjellë radhë të gjata para Prefekturës së Durrësit.

Ndërkohë duket se dëshira për tu përfshirë në listat e përfitimeve ka bërë që banorët e Durrësit të harrojnë masat kufizuese ndaj Covid, të ngjeshur dhe pa maska ato janë dyndur për të mbyllë aplikimin.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se për shkak se disa banorë nuk kanë arritur që të regjistrohen më herët. Bashkia ka hapur për herë të tjerë këtë proces dhe ka lënë një afat 24 deri në 48 orë.

Ndër të tjera ai bën me dije se më parë ka qenë dhe një proces përmes aplikimit online por pjesa tjetër nuk ka mundur që të mbyllin me sukses të gjithë aplikimin.

Banorët thonë se e kanë mësuar pothuajse rastësisht që do të hapeshin aplikimet dhe një pjesë e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë dëmshpërblimet. Një pjesë e tyre thonë se janë emigrantë dhe për shkak të pandemisë nuk janë bërë dot pjesë e procesit.

Një tjetër qytetar është shprehur se është e vështirë të mendosh se si në një dyndje të tillë të mbarë punë.

“Jam munduar se është bërë njoftimi i dytë por ka një konfuzion të tmerrshëm mbi 2 mijë persona janë grumbulluar por nuk është korrekte një gjë e tillë, pasi jemi grumbulluar. Do të ishte shumë mirë nese bashkia do të na nxirrte emrat grupe grupe”, ka thënë një banor.

Një tjetër qytetare shprehet se lajmin për hapjen e aplikimit e ka marrë përmes televizionin dhe kanë që në orët e natës që kanë ardhur për të zënë radhë.

“Aplikimet e para u hapën në korrik por që nuk më kanë pranuar asgjë, më thanë që dilni jashtë dhe prisni por që nuk kemi arritur dhe tashmë po pres me maskë me dëshirën për të mbaruar. Kam ardhur që me natë, por deri tani ska as numra dhe as emra. Ne nuk na ka njoftuar askush lajmin për rihapjen e aplikimit e kemi marrë vesh përmes televizionit”, ka thënë një qytetare.

Artikulli paraprakBasha me të rinjtë: Ndryshimi duhet të triumfoje më 25 prill
Artikulli tjetërBasha: Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit…