Si Rama mund të hedhë në erë vendimin për hapjen e negociatave me BE-në

Në przencë të Komsioneres së Jashtme të BE dhe pa ju dridhur syri, Rama mori në mbrojtje të Tahirin duike deklaruar se ai nuk do të lejojë arrestimin e tij [ër shkak se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë ndaj tij. Duke marrë pozat e kryegjykatësit përpara komisioneres Mogerini, Rama tregoi edhe një herë tjetër se është ai njeriu kyç pas trafikut të drogës duke lënë të kuptohet se një arrestim i mundshëm i Tahirit do të silte edhe rënien e tij
I pyetur direkt nga gazetarët, nëse çështja Tahiri mund të bëhet pengesë që disa shtete të BE të mos e miratojnë rekomandimin e Brukselit për të hapur negociatat me Shqipërinë, Rama ka bërë një deklaratë që tingëlloi si sfidë, apo si ftesë drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka sjellë prova të reja për Saimir Tahirin.
“Në procesin e Saimir Tahirit, kuvendi dhe shumica qeverisëse ka zbatuar në frymë dhe në gërmë gjithcka Komisioni i Venecias ka nënvizuar lidhur me rastet kur një komision i posaçëm në parlament thirret në detyrë për të trajtuar çështjen e arrestit apo masat e parashikuara për një deputet. E kam thënë që ditën e parë dhe unë e përsëris, meqë më pyetët, ne po presim që Prokuroria e Krimeve të Rënda të rikthehet me të paktën një provë, jo dhjetë, por një provë të vetme. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është larg të qënit një trupë që mund të konsiderohet e influencueshme nga shumica, nëse teorikisht mund të pranojmë spekullime për influencën” tha Rama.
Prej kohësh në qarqe diplomatike, sidomos ato gjermane po qarkullon opsioni se pa arrestimit e ish krahut të djathtë të kryeministrit nuk do të ketë hapje negociatash. Madje ai i është thënë në rrugë zyrtare dhe private edhe vetë Edi Ramës.

I kthyer nga Gjermania, Basha deklaroi se BE pret vendime të forta këto javë në prag të hapjes së negociatve për anëtarësim. Ai i kujtoi prerë Ramës se duhet të lejojë arretsimin e Tahirit. Duket se BE, SHBA dhe opozita në Shqipëri janë në të njëtën linjë. Negociatat duhet të hapen, por Rama duhet të japë provat e forta të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke nisur nga Tahiri.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu duke komentuar vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian tha se “është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”. Ai foli me të njëtën gjuhë që po përvijohet nga të gjitha faktorët politikë se nga Rama priten prova përpara marrjes së vendimit.
Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete.
“Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim.
Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori për Top Channel.
Rama i kupton të gjithë këto zëra që i drejtohen atij, por ai ka pak mundësi që të bëjë atë që po i kërkohet në këtë moment sepse është peng tek Tahiri tek ndarja e parave të drogës. Këmbëngulja e Ramës për të marrë vendimin për hapjen e negociatave bashkë me krimin e organizuar rrezikon që ta hedhë në erë vendimmarjen e vendeve skeptike me Shqipërinë përsa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe krimit..

Jo më kot edhe gazetarja e Financial Times e pyeti Mogerinin se si do të bindte vendet si Gjermania dhe Franca për krimin e organizuar që duket se nuk do të kalohet lehtë.
Manjani: Ku është financier i bandës
Çfarë provash kërkon ky mo?! Provat që ka fshehur dhe zhdukur vetë? Po ku ti gjejnë Prokurorët?! Ku është Audi? Pse nuk gjen policia? Po Nezir Seitaj? Kush e ekstradoi pa ligj? Po tre ish drejtorët e policisë që i kërkon drejtësia?! Ku janë? Pse nuk kapen?
Pse u dënua Dritan Zagani, denoncuesi i vetëm që në atë kohë? Pse nuk i merret një dëshmi zyrtare?! Pse u vonua kontrolli i banesës? Po Sota, shoferi, skafet parentat etj etj, ku janë?!
Pse nuk dëshmon vetë në Prokurori? Ai ishte eprori i ministrit të tij. C’di ai për trafikun dhe rolin e shtetit të tij në bisnesin më të ndyrë që bëri? Pse e largoi Artan Didin?! Ç’bisedë bëri me të para se ta hiqte nga policia? Kujt ja kërkon provat ky?! T’ja gjejë “polici gjyqsor” politik, shoku Xhafa! Artën e ka në xhep! Tashmë është vetë zot e vetë shkop. Edhe me rekomandim në xhep, biles! ‬

Artikulli paraprakLironi protestuesit, nesër protesta përpara gjykatës në Kukës
Artikulli tjetërKompania Gulf që lulëzoi bashkë me Ramën shpall falimentin, çfarë fshihet pas këtij veprimi?