Si po i mashtron ministrja pacientët që vuajnë nga kanceri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka premtuar sigurimin 100% të trajtimit me barin e shtrenjtë Trastuzumab (Herceptine) për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, përmes një marrëveshje të negociuar nga qeveria shqiptare me kompanitë mëmë për të siguruar një ulje të rëndësishme të çmimit, në mënyrë që të garantojmë për herë të parë falas këtë kurë të shtrenjtë, por jetike për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje”. Por pas deklaratës së ministres Manastirliu, ka reaguar deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili e konsideron si spekulativ premtimin e saj. “Le t’i besojmë ministres se në një të ardhme do të vihet në punë edhe akseleratori i dytë të Onkologjia, pra do të trajtohen 1440 të sëmurë në vit. Një pyetje: A e dini se në vendin tonë hasen rreth 7000 raste të reja me tumore në vit, nga të cilët 3500 kanë nevojë për atë trajtim radioterapeutik. A e dini se sipas Agjensisë Bërthamore për çdo 250 000 banorë duhet një qendër akseleratore? Pra për ne 12 të tilla.
A e shikoni Zj.Ministre se sa larg jemi përmbushjes së nevojave të popullsisë për të përballuar këtë sëmundje, që në vendin tonë ka një rritje me 60% të rasteve të reja në 5 vite, ndërsa ju deklaroni “fitore” duke qenë shumë larg saj”, shkruan Shehu në reagimin e tij.

Reagimi i Tritan Shehut
Ministria Manasterliu spekullon për trajtimin e Kancerit! Sot, Ministria e Shëndetësisë deklaron se do të mbulojnë mbas një viti trajtimin e 100% të rasteve me kancer të gjirit me një prej kemiopreparateve?! Dhe këtë se po ja japin me çmime të ulta!!! Kush dhe si, për sa kohë, importe paralele?
Deklaratë spekullative; Ministri ka vite që deklaron se mbulon totalisht nevojat me kemiopreparate. Tashti na del se kjo do të realizohet në të ardhmen, dhe kjo vetëm për kancerin e gjirit e për një nga preparatet e nevojshëm për trajtimin e tij.
Po për të gjithë gamën e sëmundjeve tumorale që ekziston çfarë bëhet? Po për të siguruar të gjithë arsenalin e kemiopreparateve e të medikamenteve të tjerë, që përdoren për trajtimin e kësaj patologjie të shumëllojshme, çfarë bëhet? E kam thënë qartësisht se fondet e parashikuara për kemiopreparate nga buxheti nuk mbulojnë as 50% të nevojave tona bazale.
Zj.Ministre thotë se në vend (Onkologji), kryhen 50 trajtime në ditë me akselerator linear, i domosdoshëm ky për trajtimin e tumoreve në përgjithësi, gjë që përbën rreth 600 pacientë në vit.

Po t’i shtojmë kësaj edhe 240 raste, që trajtohen te Neurokirurgjia me këtë metodë, bëhen gjithsej 840 pacientë. Le t’i besojmë Ministres se në një të ardhme do të vihet në punë edhe akseleratori i dytë te Onkologjia, pra do të trajtohen 1440 të sëmurë në vit.
Një pyetje: A e dini se në vendin tonë hasen rreth 7000 raste të reja me tumore në vit, nga të cilët 3500 kanë nevojë për atë trajtim radioterapeutik. A e dini se sipas Agjensisë Bërthamore për çdo 250000 banorë duhet një qendër akseleratore? Pra për ne 12 të tilla.
A e shikoni Zj.Ministre se sa larg jemi përmbushjes së nevojave të popullsisë për të përballuar këtë sëmundje, që në vendin tonë ka një rritje me 60% të rasteve të reja në 5 vite, ndërsa ju deklaroni «fitore» duke qenë shumë larg saj. Edhe kjo nqs do t’i marrim të mirëqena premtimet tuaja, që fatkeqësisht kanë rezultuar spekullime deri më sot, përfshi edhe atë të «shëndetësisë falas».
Diçka në fund, jemi i vetmi vend në Europë, që nuk kemi akoma Regjistrin Kombëtar të Tumoreve, bazë për çdo konkluzion real.

Artikulli paraprak“Fundi i Shengenit”, deklaratat shokuese të ministrit gjerman
Artikulli tjetërVettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do monitorohet nga Soros