Si po keqpërdoret politikisht BIRN nga Rama për koncesionin e skanimit të doganave

Prej ditësh portal i lajme BIRN i është përkushtuar investigimit të koncesionit të doganave. Ndryshe si do të vepronte një media e pavarur, BIRN vepron si një portal kamikaz në shërbim të Ramës duke dhënë vetëm njërën anë të medaljes dhe jo duke ballafaquar të dy versionet e të vërtetës së koncesionit të skanimit të doganave. Jo vetëm kaq, por BIRN dizinformon dhe mashtron opinionin publik duke deklaruar një mashtrim skandaloz sipas të cilëve me ndërhyrjen e qeverisë Rama kompanitë paguajnë më pak për deklaratat doganore, kur e vëretta është krejtëisht ndryshe. RD po boton të dy variantet, njërin të ish-Kryeministrit Berisha dhe tjetrin të BIRN, për t’ia lënë lexuesve të dallojnë të vërtetën nga mashtrimi.

Deklarate e zëdhënëses së ish kryeministrit Berisha, Erla Mehilli.

Lidhur me shpifjet dhe trillimet e dy diteve te fundit te Edi Rames, ish kryeministri Berisha sqaron opinionin:

Nen panikun e skandaleve te droges, Rama detyron deputeten e tij dhe narko-trafikanin Balla te dalin dhe te genjejne, edhe pse zoti Berisha nuk permendet ne asnje rresht te medias Bloomberg.

Sherbimi i skanimit eshte dhene permes nje gare te hapur dhe eshte fituar jo nga nje fantazme por nje kompani amerikane, lider ne bote e prodhimit te skanerave te cilesise se larte, me qellim luften pa kompromis ndaj terrorizmit dhe trafikut te droges.

Me kete sherbim, tashme gjeresisht te perhapur ne bote, qeveria ka synuar per te bere te pamundur fikjen e skanerave siç eshte bere me radaret e Ushtrise, ne menyre qe portet e Shqiperise te mos kthehen ne gjirize droge nga Rama, ministri trafikant apo drejtore qe largohen ne drejtim te paditur.

Personat apo sipermarresit me te cilet kompania ka zgjedhur te bashkepunoje, nuk i perzgjedh qeveria, por sigurojme qe ata nuk jane as menaxheri i ministrit qe merr koncesione dhjetera milione euro pa bere asnje investim dhe pa asnje dite eksperience, as mikja e kreyministrit qe perlan miliona per check-up nderkohe qe urgjencat jane pa ilace, dhe as ortaku i vellait te kryeministrit, qe ne konflikt te dyfishte interesi ka marre ne “koncesion” kontrollin e industrise se bixhozit. Pra ata nuk kane kategorikisht asnje lidhje me qeverine e mepareshme.

Procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha ne rastin konkret, kane qene ne perputhje me ligjin, kane nxjerre fituese me gare nje kompani lider ne profilin e saj me fame nderkombetare dhe ky sherbim eshte provuar si teper i vyer ne luften ndaj droges, pavaresisht perkushtimit familjar te Rames dhe ministrit te rendit per trafikimin e saj.

Pas ardhjes ne pushtet, Edi Rama, ne nje akt te pare anulloi kontraten e miratuar ne parlament me kete kompani. Por pak muaj me vone ai anulloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoj punen. Ne kontrate u bene ndryshime qartesisht te disfavorshme per palen shqiptare, por duket ne interes te Rames dhe klienteles se oligarkeve te tij.

Keshtu, vertet cmimi per deklarate u ul nga 37 euro ne 22 euro, por u perfshine ne detyrimin per te paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratave nen 1000 euro, dhe qe me kontraten e pare ishin perjashtuar nga pagesa.

Se dyti Rama i dha me ligj kompanise garancine buxhetore, e cila, sipas ligjit qe Rama miratoi ne parlament, detyron qeverine te paguaj per secilin Vend (skanimi) gjate 12 muajve te pare, duke filluar nga Data e Fillimit te Vendit per ate Vend, 2,260,000 euro (dy milione e dyqind e gjashtedhjete mije euro) (rezultati i pjesetimit te 11.3 milione eurove me 5 vendet).

Sipas kesaj kontrate te Rames, ne çdo pervjetor 12-mujor te Dates se Fillimit te Vendit per secilin vend, vlera e Tarifes Vjetore te Vendit per ate Vend do te rritet me koeficientin 1.03, ne menyre qe Tarifa Vjetore e Vendit per ate vend te behet 2,327,800 (dy milione e treqind e njezet e shtate mije e teteqind euro) ne vitin e dyte pas Dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, 2,397,634 euro (dy milione e treqind e nentedhjete e shtatemije e gjashteqind e tridhjete e kater euro) ne vitin e trete mbas dates se Fillimit te Funksionimit te Vendit per ate Vend, dhe keshtu me radhe deri ne daten e Perfundimit te funksionimit te Vendit per ate Vend.

Keshtu, pagesen per ngarkesat e skanuara me pare e bente biznesi dhe kete pagese doganat ua njihnin kompanive si shpenzime te zbritshme. Ne kontraten e dyte, kompania paguhet nga biznesi por me garanci buxhetore, pra para direkt nga buxheti i shtetit.

Persa i perket kompanise, cdo kompani ne perputhje me ligjin ka te drejte te shese aksione dhe zgjedhe ortaket, por ne rastin konkret, ne kontraten e qeverise Berisha me Rapiscan njihet nje dhe vetem nje pergjegjes dhe perfaqesues i pales private, dhe kjo eshte kompania Rapiskan. Sikunder kompania te cilen Rapiskan, ne perputhje me detyrimin ligjor, piken 5.1 te kontrates, ka krijuar, pra ortaku i saj lokal, nuk ka ne menyre kategorike asnje lidhje me qeverine Berisha.

Fakti qe Rama terhoqi bllokimin dhe kompania filloi pune me kushte edhe me te disfavorshme se ne fillim per palen shqiptare, pasi Rama shpenzoi gjysem milioni euro “gjoja” per ti perzene, ben te besueshme zerat se e gjithe procedura qe nje farse dhe gjobevenie vetem qe vellai i tij te ishte aksioneri hije i ketij biznesi.

Per te gjitha shpifjet, kryeshpifsi do pergjigjet para ligjit!

Versioni i BIRN dhe abuzimi skndaloz me deklarata imagjinare

Vlera e aksioneve të OSI Systems- kompania mëmë e fituesit të koncesionit të skanimit të kontenierëve në Shqipëri, Rapiscan Systems Inc  ra pikiatë të mërkurën, pas akuzave për korrupsion që drejtuesi i një kompanie investimesh dhe kërkimesh hulumtuese në Shtetet e Bashkuara i adresoi asaj gjatë një interviste në “Bloomberg”.

Carson Block-themelues i “Muddy Ëaters Research”, i cili ka fituar reputacion përmes denoncimit të praktikave mashtruese të kompanive ndërkombëtare dhe basteve në bursë deklaroi në “Bloomberg” se kompania OSI Systems është e “në thelb e kalbur” dhe ofroi si argument kontratën koncesionare të fituar në Shqipëri si dhe një kontratë të dytë të madhe të kompanisë në Meksikë.

“Kemi prova të pamohueshme se disa vite më parë, kur kompania fitoi një kontratë në Shqipëri me vlerë nga 150 deri në 250 milionë USD, ata paguan një rryshfet me thuajse gjysmën e atij koncesioni. Për mua kjo është një provë e qartë,” deklaroi Block.

Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Kontrata u miratua në Parlament dy vjet më vonë dhe hyri në fuqi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Pak muaj më vonë, në shtator 2013, Rapiscan Systems Inc. shiti 49 për qind të aksioneve të kompanisë koncesionare te kompania shqiptare ICMS shpk., e cila zotërohet nga një mjek dhe sipërmarrës i quajtur Olti Peçini. Sipas kontratës së depozituar në QKR, shitja e 49 për qind të aksioneve u bë për vetëm 490 lekë.

Kur ishte në opozitë, Partia Socialiste e denoncoi koncesionin e skanimit si aferë korruptive të qeverisë “Berisha” dhe me të ardhur në pushtet në vitin 2013, nisi procedurat për prishjen e kontratës por u përball shpejt me një padi në arbitrazh.

Qeveria “Rama 1” kontraktoi studion ligjore Omnia Strategy të Cherie Blair për të përgatitur mbrojtjen kundër Rapiscan, por pasi e pagoi me 645 mijë euro në total, pranoi këshillën e zonjës Blair për ta zgjidhur me marrëveshje konfliktin.

Më 5 qershor 2015, Këshilli i Ministrave dorëzoi në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit duke deklaruar se vlera e kontratës ishte ulur nga 316 milionë në 210 milionë euro. Relacioni që shoqëron projektligjin shpjegon se kompania Rapiscan fitonte përmes kontratës së mëparshme 39 euro për çdo deklaratë doganore, ndërsa me marrëveshjen e re përfiton 5 euro për deklarata doganore deri në 1 mijë euro dhe përtej kësaj vlere, taksa shkon 22 euro për deklaratë doganore.

Në bastin e luajtur nga Black kundër kompanisë OSI Systems, akuza për shitjen e 49 për qind të aksioneve në Shqipëri përbën bazën kryesore. Një raport i detajuar i kompanisë së tij “Muddy Ëaters Research”, të cilin BIRN e disponon, thekson se “korrupsioni në kontratën koncesionare të vitit 2013 në Shqipëri është më i dukshëm se një shishe 3-litërshe me shampo në valixhen e udhëtimit”.

“Koncesioni llogaritet se ka një vlerë nga 150-250 milionë USD. Megjithatë, ose duket se OSI Systems e vlerëson atë me 9 USD, ose ata me gjasë kanë korruptuar dikë duke i dhënë gjysmën e kontratës për 4.50 USD”, shkruan raporti.

“Ne na rezulton se transferta nuk pasqyrohet në llogaritë e OSI Systems, nuk ka zbritje të interesave të paketës jo-kontrolluese në pasqyrën e të ardhurave dhe në dokumentet e ofertës së bonove të vitit 2017 e shfaqin degën [në Shqipëri] si 100 për qind në pronësi të OSI Systems,” shtohet aty.

Përtej kësaj analize financiare, raporti i “Muddy Ëaters Research” është më tej i mbushur me një pasqyrë të akuzave politike në Shqipëri, raportimeve mediatike mbi koncesionin e skanimit si dhe dokumente dhe ekstrakte të shkarkuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, QKB.

Që prej shitjes së aksioneve në vitin 2013, kompania koncesionare S2 Albania zotërohet në 51 për qind të aksioneve nga Rapiscan Systems Inc dhe në 49 për qind të aksioneve nga ICMS sh.p.k e Olti Peçinit. Të dhënat në QKB tregojnë se administrator i kompanisë është Jonathan Fleming, një ish-punonjës i lartë i sigurisë në qeverinë federale në SHBA.

BIRN e pati të pamundur të kontaktonte me administratorin Fleming, ndërsa aksioneri i minorancës, Olti Peçini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi akuzat për korrupsion që vijnë nga Shtetet e Bashkuara lidhur me shitjen e aksioneve në favor të tij për 490 lekë.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, rënia e vlerës së aksioneve të kompanisë OSI Systems u cilësua si “reagim i tepruar” nga analisti i kompanisë Drexel Hamilton,  Brian Ruttenbur, ndërsa vlerësoi se faktet në raport janë të pasakta dhe se sipas tij, “Muddy Ëaters Research” nuk kishte tentuar të kontaktonte me drejtues të kompanisë.

Sa i përket kontratës në Shqipëri, ai theksoi se ishte “një ndërmarrje e përbashkët”.

“Siç e kuptojmë ne situatën, partneri i kompanisë në Shqipëri ishte/është përgjegjës për investime të rëndësishme në përgatitjet në terren. Vërejmë se përgatitjet në terren mund të kushtojnë miliona dollarë për lokacionin dhe marrin kohë domethënëse për t’u kryer [ ndonjëherë është një proces i vështirë për të përgatitur vendin përpara instalimit të pajisjeve të skanimit],” citohet të ketë thënë Ruttenbur në StreetInsider.

“Ne vlerësojmë se OSI Systems gjeneron më pak se 10 milionë USD në vit nga Shqipëria. OSI [sipas marrëveshjes] njeh të ardhurat e plota dhe e paguan partnerin në Shqipëri si pjesë e kostos së saj bruto në përputhje me marrëveshjen,” përfundoi ai.

Artikulli paraprakBasha: Një prokuror antikushtetues do hidhte në erë bashkëjetesën demokratike dhe afron destabilizimin
Artikulli tjetër“Politico.eu”: Shqipëria jashtë listës së BE