Si na paralajmëroi Sokol Olldashi për Ilir Metën!

Sokol Olldashi në vitin 2013 në fushatën e tij për kryetar i PD, u fokusua tek rreziku që demokratëve u vinte nga Ilir Meta dhe LSI. Duke parë se si LSI nga 4 deputetë në vitin 2009, shkoi në 17 deputetë në vitin 2013, duke gërryer Partinë Demokratike, Olldashi i paralajmëroi demokratët mbi rrezikun që u kanosej. Olldashi e demaskoi Ilir Metën dhe LSI-në, si ushunjëza që thithin gjakun e Partisë Demokratike.

Ja ku jemi sot, paralajmërimi i Sokol Olldashit na vjen në vëmendje sepse sot rreziku është real e i afërt. Ilir Meta po tenton ta fuqizojë ish-LSI, me vota demokratësh. Po tenton të rritet përsëri me votat e demokratëve. Siç shkoi nga 4 deputetë në 17 deputetë në 2013, Ilir Meta synon të shkojë nga 4 deputetë në 30 deputetë në 2025, duke marrë votat e demokratëve që gënjehen nga Sali Berisha.

A do të pranojnë demokratët të bëhen ushtarë të Ilir Metës?

Artikulli paraprakKriza e parimeve dhe shijeve në fushatën e Ramës
Artikulli tjetërBejko shpalos planin e detajuar, si do të zgjidh çështjen e trafikut në Tiranë