Si mashtroi Rama për marrëveshjen me Greqinë për njohjen e patentave, shoferi: Policia greke më ndaloi dhe…”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se është ndaluar nga policies greke dhe i është marrë patenta.
Sipas tij lajmi që dha kryeministri Edi Rama se do të njiheshin patentat shqiptare në Greqi për emigrantët nuk është i vërtetë.
Ai ka treguar se si policia greke i mori patentën shqiptare, pasi sipas tij nuk ishte në dijeni të kësaj marrëveshje.
Kujtojmë se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan me datën 8 maj në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.
Postimi i plotë
Habi e madhe?!
Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin deshtak!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“përshëndetje Zoti Berisha
Kam par disa nga lajmet gënjeshtra te Edi Rames për njohjen e patentave shqiptare ne Greqi… sapo na ndali policia greke dhe tërhoqi direkt patentën dhe sa e ka dëgjuar kurr kete marrëveshje….flm nese e bëni publike..”

Artikulli paraprak“Doja të luaja me Ronaldon, por në jetë ka më keq”…
Artikulli tjetërHaradinaj paralajmëron luftë nëse preken kufijtë e Kosovës: Jo ndarjes!, Thaçi mbetet vetëm