Si gënjeu Rama për 80 agjentët e FBI, Xhafa e nxjerr zbuluar në SHBA

Në Nëntor të vitit të kaluar Rama deklaroi bujshëm se në Shqipëri do të vinin për të luftuar krimin e organziur dhe trafikun e drogës jo pak , por plot 80 agjentë të FBI. Deklarata në atë kohë gjeti jehonë në media. RD sqaroi opinionin se kishim të bënim me një shashkë të Ramës dhe se në Shqipëri nuk do të vinin 80 agjentë të çertifikuar nga FBI dhe se deklarata e Ramës ishte një mashtrim.
“Kush janë 80 agjentët e “FBI”-së që vijnë në Shqipëri? Evidencat flasin që qeveria e SHBA-së nuk kanë alokuar dhe nuk kanë kontraktuar asnjë kompani amerikane për këtë qëllim. Deri më tani edhe pse OPDAT, USAID, ICITAP apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane kontraktojnë kompani të specializuar për shërbimet që kryejnë për interesa të politikës së SHBA-së, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur…
Nëse kjo kompani dhe këta agjentë janë kontraktuar, lind natyrshëm pyetja kush i financon, taksapaguesit amerikanë apo ata shqiptarë? Kosto e përafërt e një agjenti shkon në minimalisht 200,000 USD në vit, në një kohë që për këtë kosto nuk ka asnjë angazhim kontraktual nga qeveria e SHBA-së. Por sikur kjo shumë të shumëfishohet me 80 që është numri i përfolur i agjentëve, shkon në rreth 16 milionë USD…”, shruante RD me 6 nëntor të vitit të kaluar.
Kur kanë kaluar vetëm katër muaj nga kjo deklaratë e Ramës kuptohet se kemi pasur të bëjmë me një mashtrim, të cilin është detyruar që ta pranojë në SHBA edhe Fatmir Xhafa. Ministri i Ramës ka bërë një kërkesë për të pasur vetëm një agjent të FBI të atashuar në ministri, por nuk ka marrë një përgjie nga autoritetet amerikane.

Intervista
Zëri i Amerikës: A keni kërkuar mbështetje konkrete nga agjencitë ligjzbatuese si FBI ose DEA për operacionet e policisë shqiptare dhe konkretisht për çfarë rastesh?
Fatmir Xhafaj: Së pari më duhet të them se unë kisha vizitë në të dyja këto institucione prestigjioze, në të dyja këto agjenci ligjzbatuese, emri i të cilave sot është përtej kufijve të SHBA-ve dhe që kanë një histori pozitive në marrëdhëniet me ministrinë e brendshme, me policinë e shtetit dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Jam shumë i kënaqur për çfarë diskutova me to dhe, mbi të gjitha, për vlerësimet që kam marrë për punën e ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit në këto çaste.
Natyrisht, në vijim të asaj çfarë kemi ndërtuar, parashtrova edhe mundësitë dhe kërkesat për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim. Me DEA-n diskutuam se si mundet që zyra e tyre në Athinë të shtohet me një agjent plus, i cili mund të ishte i atashuar, ose të ishte me më shumë fokus, ose me më shumë vëmendje në operacionet e përbashkëta me policinë shqiptare në luftën kundër drogës, që mund të ishte një mundësi e një prezence të njërit prej përfaqësuesve të zyrës së DEA-s së Athinës në Tiranë.
Po ashtu diskutuam gjatë edhe me zëvendës drejtorin e FBI-së lidhur me mundësinë e një pranie shumë më aktive të zyrës rajonale të tyre së Sofjes në Tiranë nga pikëpamja e asistencës, por edhe bashkëorganizimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe diskutuam për një opsion të mundshëm, për të atashuar një oficer, një agjent të FBI-së në mënyrë permanente pranë ministrisë së brendshme dhe policisë shqiptare.

Zëri i Amerikës: Si iu përgjigjën ata dhe cilat janë pritshmëritë për realizimin e kërkesave?
Fatmir Xhafaj: Në të dy agjencitë u mirëprit si ide dhe thjesht kërkuan kohë për ta studiuar dhe për të parë se cilat ishin mundësitë konkrete. Tek DEA ishte më e thjeshtë nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe duhen parë mundësitë financiare për ta mbështetur këtë projekt.
Kurse te rasti i FBI-së ishte problemi i mungesës së burimeve njerëzore të përshtatshme dhe duhet të shohin se cilat janë mundësitë që një agjent i përhershëm i tyre të vendoset në Tiranë, ose mund të gjejmë një zgjidhje të ndërmjetme: dmth, që të jetë një agjent, i cili punon me kohë të plotë në Tiranë, ose me kohë të pjesshme, në varësi me problematikat dhe operacionet që mund të ndërtojmë.
Gjithashtu drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, së bashku me drejtorin e policisë kriminale, patën diskutime në nivel operacional, në të cilat unë si ministër nuk përfshihem dhe nuk dëshiroj të përfshihem, sepse nuk janë tagrat e mi dhe nuk është në tagrin tim përfshirja në operacione konkrete. Por u kërkova zyrtarëve të lartë të DEA-s dhe zyrtarëve të FBI-së që të ulen konkretisht për të parë operacionet dhe çështjet konkrete. Mesa jam në dijeni prej tyre, janë bërë diskutime me shumë interes, për çështje dhe operacione që ne kemi në proces me të dyja këto agjenci dhe për çështje të tjera, që mund të ngremë bashkarisht për grupe kriminale, që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë apo që janë në bashkëveprim jashtë vendit dhe që përfshihen në sferën e interesave të këtyre dy agjencive.

Artikulli paraprakBerisha: Si gënjeu Xhafa për ngarkesën e kokainës në SHBA, shkoi për të vënë vetullat po la dhe sytë!
Artikulli tjetërZëri i Amerikës-Xhafës: Pse nuk e arrestoni Klement Balilin?