Paratë nuk justifkohen me dokumenta

Policia e Elbasanit ka ndaluar më 1 nëntor 25-vjeçarin Orest Sota, që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit.
Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë.
Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.
25-vjeçari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në veçanti jo për sasi të tilla, që do të blenin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur.
Ndërkohë, kompania e 25-vjeçarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para.
Në lidhje me këtë skandal dhe këto të dhëna PD ka ngritur dyshimet se të kujt janë 863 mijë euro? Dhe se pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë t’i fshehë të dhënat nga komunikata?
Sipas Enkelejd Alibeaj të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtit person që i përkasin edhe patentat e lundrimit. Janë të Saimir Tahirit.
863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë implikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit.
“Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitetit parlamentar.
Sepse Edi Rama ka marrë përsipër t’i zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri:
Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj.
Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për t’i larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.
Janë 863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur siç ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, çka Tahiri e ka mohuar publikisht.
“Provat janë aty”, shprehet Alibeaj. Ai i bën thirrje Prokurorisë që të veprojë menjëherë. “Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë! Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës. Ai duhet të largohet e t’i hapë rrugë një qeverie antimafia, që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe çmonton kupolën mafioze”, shprehet Alibeaj.

Artikulli paraprakWWF: Vendimi i Gjykatës për HEC-et kërcënim për biodiversitetin në Valbonë
Artikulli tjetërQeveria Rama i ka ditët të numëruara