Shtypi i lirë apo shtypja e lirisë?

Luçiano BOÇI

Liria e medias (e shtypit) është një nga kolonat themelore të demokracisë dhe shkalla e respektimit të saj përcakton sipas vëzhgimeve ndërkombëtare, nivelin e demokracisë.
Dita e shtypit të lirë e gjen vendin tonë me një liri të cunguar që shkon deri në një shtypje të së vërtetës.
Gjuha e informimit është zevendësuar me gjuhën e komunikimit politik.
E vërteta ka humbur konturet dhe varianti ezopik i saj po shpërndahet me shpejtësi.
Mediat në përgjithësi kanë zbehur oponecën qeveritare dhe kanë stimuluar censurën dhe autocensurën.
Pozita e gazetarëve vazhdon të jetë vulnerabël për shumë arsye dhe sot mund të themi që kemi gazetarë të vërtetë por jo liri shtypi të vërtetë.
K/M e trajton median si zgjatim të kabinetit dhe rastet e daljes së tij (shtypit) kundër “vijës” trajtohen kërcënueshëm me sharje, lincime dhe porositje për goditje fizike, siç ishte rasti i televizionit “Zjarr”.
E gjithë kjo panoramë e shtypit në ditën e shtypit dëshmon gjendjen alarmante të demokracisë së deformuar shqiptare.

Artikulli paraprakBasha: Dorëheqja e Tahirit, skemë e Ramës për të mashtruar partnerët, por nuk do të shpëtojë
Artikulli tjetërQytetarët, ultimatum Ramës pas largimit të Tahirit: “Dorëzohu edhe ti”!