Shtyhet sërish për në janar ligji për plehrat

Dekreti i Presidentit për menaxhimin e integruar të mbetjeve nuk u shqyrtua dje në seancën e fundit parlamentare për vitin 2016, pasi po vijon puna në komisione parlamentare për projektligjet që ishin parashikuar në kalendarin për t’u miratuar në seancën plenare të 22 dhjetorit, thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit.
Në rend dite ishin 20 pika për diskutim, ku më kryesorja është interpelanca me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga shtatë deputetë për shtyrjen me afat të panjohur të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Po ashtu janë shtyrë për vitin e ardhshëm disa projekligje të tjera si: Projektligji “P?r nxitjen e p?rdorimit t? energjis? nga burimet e rinovueshme”; – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 13/2013 ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar”; – Projektligji “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; – Projektligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; – Projektligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”; – Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e Ligjit nr. 92/2016 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’, të ndryshuar”; – Dekret nr. 9769, datë 18.10.2016, “Për kthimin e Ligjit nr. 93/2016 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, Për dhomat e tregtisë dhe industrisë’, të ndryshuar”; – Projektligji “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues dhe shoqërive ‘Sicpa Security Solutions, s.a.’ e ‘Sicpa Security Solutions, Albania’, sh.p.k., ‘Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave’, të miratuar me Ligjin nr. 10381, datë 24.2.2011”.

Artikulli paraprakBie sërish çmimi i euros dhe i dollarit
Artikulli tjetërMavraj, rrugës drejt Hamburgut