Shtimi i rasteve me Covid-19, Vasili: Rama gënjen pa ju dridhur syri…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend ku akuzon kreun e qeverisë si një genjeshtar pa shërim.

Sot 44 raste të reja me COVID-19.

Në pikun e pandemisë numri më i lartë ishte në 3 prill 27 raste.

Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë genjeshtari pa shërim është Edi Rama.

Postimi i plotë në Facebook

Rama çfarë genjeshtari dhe studimi i Forbes për Pandeminë!?

Sot 44 raste të reja me COVID-19.

Në pikun e pandemisë numri me i lartë ishte në 3 prill 27 raste.

“Suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysëm është rritja me 62%.

Ja në çfarë duar është shendeti i shqiptarëve.

Edi Rama genjente pak javë më parë pa ju dridhur syri se kishte bërë mrekulli botërore në menaxhimin e pandemisë. Ja çfarë thoshte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.

Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë genjeshtari pa shërim është Edi Rama.

Artikulli paraprakKrimi ka gjetur parajsën me Ramën në pushtet!
Artikulli tjetërDrogë me skafe dhe gomone nga Shqipëria drejt Italisë në kohë pandemie