Shtimi i rasteve me Covid-19, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë  

Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme, 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.

Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive  pune, shëndeti, studimi,  urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet për Ora News nga ministria italiane e Shëndetësisë.

Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve D e ministrisë së Shëndetësisë italiane dhe ka hyrë në listën E.

Artikulli paraprakPD dorëzon në Kushtetuese padinë për pengimin e Komisionit “Becchetti”: Rama shkaktar i dëmit 120 milionë euro
Artikulli tjetërRegjimi bën gallatë, Ahmetaj: Pas 10 vitesh rinia nuk do të largohet më nga vendi