“Shtetrrethim” tek Astiri, banorët përplasen me policinë: Asnjë banesë nuk do të preket!

Ndërmarrja e ndriçimit publik të Tiranës ka nisur heqjen e neoneve tek Unaza e Re nën masa të forta policore.
Policë bashkiakë të përforcuar nga efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar gardhe të forta përreth elektricistëve që kanë arritur të heqin neonet e parë ndërkohë që protestuesit janë mbledhur përreth makinës së tyre dhe u bëjnë thirrje të mos vazhdojnë punimet.
Në zonë ka shkuar deputeti demokrat Klevis Balliu dhe deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.
Ndërkohë, banorët u thanë mediave se ishte mashtrim, lajmi i publikuar nga Erion Veliaj se kishte nisur shembja. “Asnjë banesë nuk është shembur dhe as nuk do të preket’, thanë ata.

auto Screenshot 131543309963

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBanori shpërthen ndaj Ramës: “Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rob q….”