Shqiptari kapet në Itali me 1 kg kokainë në makinë

Një shqiptar është nxjerrë zbuluar nga një qen i rracës “Staffordshire Terrier” i policisë italiane. Gjatë kontrollit të makinës së 34-vjeçarit me iniciale E.B, karabinierët e Bolzanos gjetën dhe sekuestruan 1 kg kokainë.
Pas ndalimit të 34-vjeçarit me makinë, gjendja e tij e nervozizmit dhe pyetjet e pakuptimta, bënë që karabinierët të merrnin qenin e tyre për nuhatje të drogës dhe ai nuk gaboi. Gjykata dha dënimin me 4 vite e 6 muaj burgim për shqiptarin. Identiteti i plotë i shqiptarit nuk u bë i ditur nga policia italiane për efekte hetimi, pasi vazhdojnë hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm të tij.
Po ashtu, dy shqiptarë u kapën me drogë në Firence. Fshihnin marijuanën në tubacionet e ventilimit të një salle që e kishin marrë në përdorim pa kuptuar se tubat përdoreshin për ajrim dhe nga një restorant në zonën e ‘Santo Spirito’ në Firence.
Kështu dolën ‘zbuluar’ dy shqiptarët, 19 dhe 24 vjeç, të cilët u kapën me 1.8 kg marijuanë dhe gjysmë kg hashash. ‘Ansa’ shkruan se ka qenë pikërisht era e rëndë e lëndës narkotike, ajo që ka vënë në lëvizje policinë të niste hetimet.
Të gjitha rrugët çuan në zbulimin e sasisë së drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve, identitetet e të cilëve nuk dihen. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në këtë sallë regjistrimesh, u zbulua se ky ambient përdorej dhe për tharjen e drogës.

Artikulli paraprakGrabiten 17 milionë lekë në një pikë këmbimi valutor në Tiranë
Artikulli tjetërHeroi i Gramshit që shpëtoi banorët nga zjarri, viktimë e nepotizmit