Shqiptarët po dëbohen masivisht…

Shqiptarët praktikisht po dëbohen masivisht nga shtëpia e tyre, e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.
Kështu shkruan Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, në një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar situatën ekonomike në vend.
Sipas tij, paratë nga emigracioni po rriten për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.
“Rriten në 680 milionë euro si asnjëherë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Rriten paratë nga emigracioni për shkak të ekonomisë së kriminalizuar e papunesisë tronditëse.
Rriten ne 680 milionë euro si asnje herë më parë në 6 vitet e fundit paratë, që emigrantët ju dërgojnë familjeve në Shqipëri.
Papunësia dhe varfëria kanë bërë që shqiptarët të marrin rrugët e Europës dhe të botës si asnjë herë më parë në gjashtë vitet e fundit.
Kjo ka ka qenë mundësia e vetme e shpëtimit dhe e mbijetesës për ta dhe familjet e tyre.
Asnjë strategji ekonomike, por thjesht improvizime korruptive, rënie drastike e investimeve të huaja për shkak të klimës mbytëse dhe asfiksuese ndaj bisnesit,
taksave të larta, mungesës së shërbimeve dhe administratës së korruptuar tatimore janë shkaqet e një rrënimi ekonomik pa kthim, që rilindja instaloi në këto 6 vjet.
Vetëm zgjidhja dëshpëruese e emigracionit ju ka mbetur shqiptarëve dhe të gjitha deklarimet mashtruese me shifra të genjeshtra për ekonominë vetëm sa e rëndojnë thellësisht gjendjen dhe situatën shoqërore e bejnë shpërthyese.
Shqiptarët praktikisht po debohen masivisht nga shtëpia e tyre e cila është zaptuar nga korrupsioni dhe ekonomia e kriminalizuar dhe e droguar.

Artikulli paraprak“Pasi vrau demokracinë, i bleu gruas Shqipërinë”!…
Artikulli tjetërPas çdo dhimbje dhëmbi fshihet një problem shëndetësor