Shqiptarët kanë vulosur non grata kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes

Me anë të një komunikimi që tashmë e ka kthyer të përjavshëm, ish-deputeti Vangjel Tavo shprehet se, shqiptarët e kanë vulosur non grata kryeministrin dhe të gjithë sektin e tij të rilindjes.

Ai ka hedhur akuza të rënda kur thotë se tashmë të vjedhësh për anëtarët e qeverisë nuk është më e fshehtë por thuhet edhe në ambiente publike duke argumentuar se kjo ditë nuk vjen më
“Turp miq. Turp dhe dëm i madh. Korrupsioni dhe papunësia në nivele të larta të pa precedenta.

Të gjitha institucionet janë jashtë funksioni zyrtar dhe kontrolli. Vjedhja po shtohet pasi e dinë që edhe pak kohë u ka mbetur. Të vjedhim sa të mundim shprehen edhe haptazi nëpër kafene sepse s’do na vijë më kjo ditë”, shprehet ndër të tjera Tavo.

Ai shton se kjo ditë nuk do të vijë më për ta, ndërsa i akuzon se tradhtuan socialistët e ndershëm dhe qytetarët ndërsa paralajmëron se ajo që po afron është shpresa për një të ardhme më të mirë.
“Dhe vërtetë kjo ditë s’do ju vijë më kurrë. Sepse dita e halabakëve nuk do vijë më kurrë. Dita e këtij sekti që tradhëtoi socialistët e thjeshtë e të ndershëm, qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë e të ndershëm nuk do vijë më kurrë.

Ajo që po afron është shpresa dhe një e ardhme më e mirë. Më shumë punësim. Taksim i ndershëm. Dhe më shumë përkrahje për bizneset e mëdha dhe ato familjare, bujqësinë, turizmin dhe më shumë mundësi për rininë tone të mrekullueshme”, u shpreh Vangjel Tavo.

Artikulli paraprakOKB paralajmëron Shqipërinë: Vdekjet nga sëmundjet e tjera mund t’i tejkalojnë ato nga Covid-19
Artikulli tjetër“Gjendja u rëndua natën e pestë, asgjë nuk e komandoja”, ish-deputetja rrëfen si u shërua nga Covid-19