Shqipëria në Tiranë, Rama fshihet në Vlorë!

Nada MEÇORAPAJ

Si deputete e Vlorës, vizita e kryeministrit të vendit në qytetin tim do të më gëzonte. Sepse një kryeministër i përgjegjshëm udhëton dhe viziton me një agjendë të caktuar, me një premtim të mbajtur që do t’jua komunikojë zgjedhësve, apo me një premtim të ri, i cili do të besohet më lehtë nëse është realizuar një premtim i mëprashëm.
Të shtunën kryeministri është në Vlorë. Do të bëjë premtime me siguri, por do të jenë të llojit: sa të jem unë dhe Partia Socialiste kjo opozitë nuk vjen në pushtet!
Opozita ndërkohë do të jetë në Tiranë për protestën e 16 shkurtit. Kryeministri nuk do të jetë në zyrë, por ai nuk gjendet në zyrë që prej 6 vitesh. Çfarë tjetër e shpjegon keqqeverisjen?!
Ai udhëton, shëtit, hap ekspozita dhe bën statuse. Nganjëherë edhe fshihet. Në Vlorë.

Rama

Artikulli paraprakPse Rama shqetësohet për uljen e taksave nga PD!
Artikulli tjetërBerisha: Protesta e 16 shkurtit është një përballje historike, Rama në grahmat e fundit…