Shqipëria në sytë e të huajve: Keqqeverisje, krimi i organizuar dhe varfëria

Kompania franceze “Coface” që merret ekskluzivisht me sigurimin e kompanive të tjera ndaj rreziqeve të falimentit dhe që është ndër më prestigjiozet në botë në këtë fushë, në një raport të fundit ku merr në analizë edhe vendin tonë, radhit 6 pikat e forta të ekonomisë shqiptare dhe 6 pikat e dobëta. Si pika të forta cilësohen; të qenit vend kandidat për në Bashkimin Europian, popullsia në moshë të re, potenciali i mineraleve, kryesisht naftë, krom, bakër, hekur-nikel, qymyr si dhe potenciali hidro-elektrik, deficit i ulët energjetik, vija bregdetare me disa porte, si dhe forca e lekut vendas ndaj euros. Vetëm tre nga këto cilësi janë në fakt produkt i menaxhimit dhe administrimit, ndërkohë që tre të tjerat janë produkt i natyrës. Sa i përket pikave të dobëta, ndërkohë të ekonomisë shqiptare, ato janë të 6-ta produkt i keqqeverisjes, çka tregon jo vetëm dëmet në të shkuarën dhe në të tashmen, por edhe se këto mangësi mund të rikuperohen. Masa e ekonomisë gri, pra ekonomia informale, vlerësohet si dobësia numër një, pasi projektohet në 30% deri në 40% të PBB totale. Varfëria, me PBB për frymë në 30% të mesatares europiane si dhe prioriteti i vogël që i jepet edukimit janë një tjetër dobësi sipas këtij raporti. Më pas, ndjek varësia ndaj reshjeve, në bujqësi dhe energjetikë. Investimet e dobëta publike si dhe mungesa e infrastrukturës janë një tjetër pikë e dobët. Më pas ndjek gjyqësor dhe administrata që janë jo efikase dhe të politizuara. Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbyllin listën e pikave të dobëta të ekonomisë shqiptare.

Artikulli paraprakBizneset e nisin keq 2018, kërkesa për kredi parashikohet me rënie
Artikulli tjetërRaporti: 218 anije në Shqipëri jashtë kontrollit të radarëve