Shqipëria hap negociatat me 15 kushte, Rama do të legalizojë kánabisin për të pastruar paratë e fituara këto 7 vite

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama për Ditën e Europës. Sipas tij, Shqipëria është vendi i parë në Europë që hap negociatat me 15 kushte pa plotësuar.

Biberaj thekson se Rama është kryeministri më i dështuar në historinë e Europës pasi dëshiron të bëjë njësh politikën me krimin duke legalizuar kanabisin me qëllim që të pastrohen paratë e fituara këto 7 vite.

Reagimi i plotë

EDI RAMA KRYEMINISTRI ME I DÈSHTUAR I HISTORISE SE EUROPES PER INTEGRIMIN E VENDIT TE TIJ NE BE! RAST UNIKAL NE HISTORINE E BE-se QE NJE VENDI I HAPEN NEGOCIATAT ME 15 KUSHTE DHE PA DATE FIKSE! SHQIPERIA QE DUAM:) E RILINDJES KAMPION I REKORDEVE TE ZEZA EUROPIANE! FTESA E RAMES PER OPOZITEN HIPOKRIZIA E RADHES! DITEN E EUROPES POLICIA E EDI RAMES DHÙNON PRÒTESTUESIT PAQESOR TE TEATRIT KOMBETAR!

Te dashur miq,

Dita e Europes shenonte edhe 75 vjetorin e fitores se madhe te aleances se popujve te lire (perfshire edhe Shqiperine) drejtuar nga fuqite SHBA-Mbreteria e Bashkuar-Bashkimi Sovjetik kunder Gjermanise dhe aleateve te saj si dhe fundin e Luftes se Dyte Boterore. Natyrisht pervecse dite kujtimi, nderimi, respekti dhe homazhi per te renet e Luftes se Dyte Boterore, eshte edhe nje dite reflektimi, per ta sotmen dhe te ardhmen e afert te vendit tone si pjese e Europes por edhe e vete BE-se. Ne pozicionin e Zv. Presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, natyrisht qe kam pasur mundesine dhe rastin te njoh nga afer edhe me dokumenta autentike ate se cfare ndodhi pas luftes, kur politikanet e shquar, burrat e shtetit si Konrad Adenaues, Alice De Gasperi, Winston Churchill, Jean Monnet apo Robert Shuman, duke u ngritur nga hiri dhe rrenojat e luftes, hodhen themelet e Bashkimit Europian.

Integrimi i Shqiperise ne BE mbetet shume larg asaj qe ideuam, inspiruam, menduam apo imagjinuam ne Dhjetorin e vitit 1990. Seicili prej nesh sheh me shume trishtim faktin se Shqiperia vazhdon te mbetet shume larg BE-se, dhe natyrisht qe pergjegjesia kryesore e kesaj dekade i takon kryeministrit aktual dhe kastes se tij totalisht te inkriminuar, te korruptuar dhe te pa afte. Kryeministri ka 7 vite qe vetem e largon Shqiperine nga BE dhe eshte rasti i pare ne historine e BE-se qe nje vendi i hapen negociatat me kushte (fillimisht ishin 9 tani jane bere 15) dhe pa nje date fikse per hapjen e negociatave. Kryeministri e ka shkrire dhe bere njesh politiken me krímin (rasti i pare ne Europe), dhe e ka bere Shqiperine kampion europian per korrupsionin e jashtezakonshme (demi i vleresuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit kap shifra te fríkshme te rendit miliarda euro) si dhe per lidhjen e politikes me krímin e organizuar.

Shqiperia eshte rasti i pare ne Europe pa Gjykate te Larte dhe Gjykate Kushtetuese si dhe rasti i pare ne Europe qe nje parti-shtet ka 100% te pushteteve. Shqiperia e kesaj qeverie eshte rekordmen europian per kultivimin e kánabisit (tani kemi edhe iniciative te zeze ligjore te kryeministrit per ta legalizuar me qellim qe te pastrohen miliardat e fituara keto 7 vite), dhe tranzitimin e drogèrave te forta. Nderkohe qe jemi vendi i fundit ne Europe per klimen e biznesit dhe investimet e huaja, te cilat pothuajse mungojne fare. Ne Europe eshte rasti i pare qe nje kryeminister nuk pranon dhe nuk ben zgjedhje te lira dhe demokratike, perkundazi i manipulon ato ose ben votime nje partiake te modelit te partise shtet.

Dhe rekordet e zèza dhe unikale te kesaj qeverie nuk kane te mbaruara …per ta permbyllur me mbylljen qe i ka bere popullit te tij si ne kafaz duke i dhene nje kosto sociale, morale, psikologjike dhe ekonomike te jashtezakonshme dhe te parikuperueshme, me pretekstin e còrona vírusit, vetem e vetem per interesa politike dhe ekonomike. Dhe me e keqja qytetaret shqiptar vazhdojne te mbajne pa konkurues pozicionin e popullit me te varfer ne Europe, pavaresisht pasurive pa fund natyrore dhe mundesive per zhvillim qe kemi. Ironia e fatit eshte se edhe Serbia qe zhvilloi tre luftra ne Ballkan ne vitet 90 dhe Mali i Zi shtet i pavarur vetem prej 14 vitesh, jane me prane BE-se sesa ne.

E pra te dashur miq, KJO ESHTE SHQIPERIA QE DUAM:) e rilinjes, realitet qe duhet ndryshuar ne menyre urgjente nepermjet rrotacionit politik, i cili eshte jetik per te ardhmen e vendit tone, per prosperitetin dhe interesin tone kombetar!

Artikulli paraprakDom Gjergj Meta: Turp për Policinë! Turp! Janë qytetarë, jo kriminelë e as trafikantë droge
Artikulli tjetërTenderat nuk ndalen! Në muajin prill, bashkitë tenderuan 25 milionë dollarë