Shqipëria fiton ndaj Azerbajxhanit

Të dielën pasdite përfunduan ndeshjet e para në volejboll për meshkuj me raundin grupal të zhvilluar në Shkup, kryeqendër etnike e Shqipërisë Lindore, sot nën shtetin e maqedonasve.
Skuadra e shqiptarëve e drejtuar nga ish-volejbollisti i njohur Jani Melka ka fituar ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 3-1, me setet 25-22, 25-22,17-25, 25-10.
Ndeshja e hapjes së ditës së fundit ishte mjaft e mirë për shqiptarët që pas pas kësaj fitorjeje renditen në vendin e dytë me 5 pikë.
Duke përjashtuar setin e dytë të ndeshjes, tre setet e tjera u pa në fushën e lojës një skuadër e papërmbajtshme.
Një fitore mëse e merituar, që le shenjë dhe shpresë për të qenë një ndër dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej në finalet e Europa Ligës pasi fitoi 3-2 me Suedinë, humbi 0-3 me maqedonasit dhe fitoi me azerët 3-1.
Ndryshe nga ndeshja e së shtunës ndaj vendasve maqedonas, kuqezinjtë tanë kanë qenë më të vendosur, kanë luftuar në çdo pozicion dhe me meritë fituan me Azerbajxhanin që mbeti i fundit në renditjen e grupit.
Gazmend Husaj i shqiptarëve u shpall me 21 pikë, shënuesi më i mirë i ndeshjes.
Ndërkohë emocionet e kësaj kupe do të rikthehen të premten e ardhshme, ku do të zhvillohen ndeshjet e dyta të grupit në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik në Tiranë, “Feti Borova”.
Ndërkohë, kombëtarja e vajzave shqiptare është mundur në Minsk të Bjellorusisë nga Austria me rezultatin 3-1, me sete 16-25, 16-25, 25-18, 23-25.
Një ndeshje jo e mirë për skuadrën tonë, e cila renditet e parafundit në grup pas humbjeve me Finlandën 0-3, Bjellorusinë 0-3 dhe Austrinë 1-3.
Në ndeshjet e para të grupit në Tiranë, Shqipëria pas humbjes 0-3 nga Finlanda, mposhti Austrinë dhe Bjellorusinë nga 3-1.

Artikulli paraprakMerkato e nxehtë!
Artikulli tjetërPozicionimi i qartë kundër terrorizmit