Shpresa e vetme e Ramës për të qëndruar në pushtet është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët!

Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha ka treguar sot se cila është shpresa e vetme e kryeministrit për të vazhduar të qëndrojë në pushtet dhe ka bërë thirrje, për më shumë bashkim në protestën e madhe të 16 marsit.
“Shpresa e vetme e Edi Ramës për të vazhduar për të qëndruar në pushtet, në këtë pushtet që e ka blerë me lekët e krimit, është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët!, tha Basha nga Paskuqani. Ndaj ju pyes: a jeni lodhur? A jeni të bashkuar? A do të jemi edhe sot më të bashkuar se kurrë si sot një javë në sheshin e protestës?!”
Nga fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Basha sot në Paskuqan
Ata pasurohen populli varfërohet!
Ata jetojnë në luks, Edi Rama jeton në luks dhe bredh gjithë botën me charter, populli nuk ka lekë të blejë biletën e autobusit!
Kësaj gjendeje, shqiptarët kanë vendosur t’i japin fund.
Partia Demokratike dhe unë ju jemi përgjigjur dhe për këtë arsye i kemi dhënë fund, parlamentit të krimit me djegien e mandateve më datë 21 shkurt, duke iu përgjigjur vullnetit tuaj, kërkesës suaj për t’i hapur rrugë njw ndryshimi të madh për Shqipërinë dhe ky ndryshim po vjen!
Ndryshimi që ne kërkojmë për Shqipërinë është i njëjtë si ndryshimi që kërkoni për familjet tuaja. Ne duam që së abshku të kemi një qeveri që mban përgjegjësi para njerëzve, një kryeministër që po nuk i mbajti premtimet, të largohet.

Një kryeministër dhe një qeveri që të kujdeset për më të pamundurit dhe të ketë objektiv, mirëqënien e njerëzve.
Ju e keni në dorë të keni në dorë të keni një qeveri që të ulë çmimin e energjisë, që familjet me ndihmë ekonomike t’i kenë falas 300 kilovatët e parë.
Ju e keni në dorë të keni një qeveri të ulë taksat dhe t’i lërë bizneset të punojnë, të krijojnë vende pune.
Pengesa e vetme për këto dhe shumë masa të tjera që do të lehtësojnë jetën tuaj, pengesa e vetme për Shqipërinë evropiane është një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin, një njeri që ka humbur brenda fluskës së tij të propagandës, i kredhur në luksin e krijuar për vete dhe miqtë e tij me lekët që ju ka vjedhur shqiptarëve.
Rruga që ne kemi përcaktuar do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë, por kjo rrugë kërkon që ne të jemi të gjithë bashkë, kjo rrugë kërkon që të jemi të vendosur.
Shpresa e vetme e Edi Ramës për të vazhduar për të qëndruar në pushtet, në këtë pushtet që e ka blerë me lekët e krimit, është t’i përçajë dhe lodhë shqiptarët! Ndaj ju pyes: a jeni lodhur? A jeni të bashkuar? A do të jemi edhe sot më të bashkuar se kurrë si sot një javë në sheshin e protestës?!
Jam i bindur në këtë që thoni, sepse mrekullia e bashkimit është shpresa që kemi ndezuar. Ndaj ju ftoj ta vazhdojmë këtë bashkim të gjithë bashkë sot një javë më 16 mars, të shtunën në sheshin e protestës për të larguar këtë qeveri të krimit, për t’i dhënë vendit një qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një parlament për popullin.

Artikulli paraprakPolicia terror në mesnatë në Fier, arrestohen 50 banorë pse protestuan kundër Ramës
Artikulli tjetërKur Rama kthehet në vendin e krimit!